×
  • Lajme
  • Lajme

    Radhë të gjata në Mitrovicë të Veriut për ndihmën prej 130 eurove

    FrontOnline
    19 Gusht 2020

    Qindra njerëz po presin në radhë para një institucioni financiar në Lagjen e Boshnjakëve, në Mitrovicë të Veriut, ku po bëhet tërheqja e ndihmës financiare prej 130 eurosh.

    Kjo shumë parash është pjesë e ndihmës që Qeveria e Kosovës ka ndarë për qytetarët, në kuadër të Pakos Emergjente Fiskale, që ka për qëllim ndihmën e qytetarëve të papunë gjatë pandemisë.

    Marrja e kësaj ndihme për qytetarët e Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut, bëhet vetëm në zyret e Ria Transfer, që ka degën në Mitrovicën e Veriut.

    Dragan Mitroviq nga Mitrovica e Veriut thotë se është një kaos total, duke shtuar se pagesa ka mundur të bëhej në disa mënyra, që të shmangeshin turmat e tilla gjatë pandemisë së koronavirusit.

    “Mund të ketë qenë sipas komunave, dhjetë ditë një komunë, dhjetë ditë një komunë tjetër”, thotë Mitroviq për REL.

    i thotë se që nga dita e martë, prej orës 07:00 është në pritje që të tërheqë këto mjete. Të martën, më 18 gusht, tregon ai, ishin edhe 30 veta para tij në radhë, kur ky institucion financiar mbeti pa të holla. Të mërkurën, ai thotë se ka ardhur në orët e hershme që ta zë rendin.

    “Tani, edhe dhjetë persona janë para meje. Ka shumë njerëz nga Kragujevci, Kraljeva, Beogradi, Çaçaku, Valeva”, thotë Mitroviq.

    Borislav Vuçetiq nga Leshaku, të mërkurën erdhi pranë kësaj zyre në orën 04:40.

    “Nuk ka distancë, unë mendoj se është një katastrofë”, thotë ai.

    Miljana Radojeviq, erdhi për të tërhequr paratë në orën 09:00 të mërkurën, pasi që nga dita e shtunë ka tentuar që t’i tërheqë këto ndihma.

    “Unë mendoj se kjo është një katastrofë dhe unë mendoj se zyra e degës para së cilës jemi, e cila është për katër komuna serbe, nuk është në gjendje të kryejë detyrën e saj sepse kjo është thjesht anormale. Policia po e bën punën e tyre mirë, të gjitha lëvdata për ta, tërheqin vërejtjen, por është në ndërgjegjen e qytetarëve nëse do të vendosin maska apo jo. Në radhët e gjata, durimi humbet”, thotë ajo.

    Ndërkohë, Ahmet Ismaili, drejtor i Thesarit të Kosovës, bëri të ditur për Radion Evropa e Lirë se pas tollovive të shkaktuara gjatë tërheqjes së parave, kanë vendosur që ta shtyjnë afatin për tërheqjen e ndihmës prej 130 eurove.

    Afati paraprak ishte deri më 21 gusht.

    “Pas shqetësimit që kemi pranuar, jemi interesuar për çështjen e afatit për tërheqje të mjeteve nga masa 15 (v.j. ndihma prej 130 euro) në zyrat postare, dhe për të shmangur çdo tollovi, sapo kemi zgjatur afatin deri më datën 28 gusht”, tha Ismaili për REL.

    Sipas masave që ka ndërmarrë Qeveria e Kosovës, turmat e njerëzve janë të ndaluara gjatë pandemisë, me qëllim që të frenohet përhapja e mëtejmë e koronavirusit.

    Faik Hoti, zëdhënës në Ministrinë e Shëndetësisë së Kosovës, tha për REL, se institucionet e Kosovës bëjnë thirrje që grumbullime të tilla njerëzish – siç janë parë në Mitrovicë të Veriut – të mos ndodhin.

    “Në çdo komunikatë, në çdo komunikim tërhiqet vërejtje për këtë, që nuk bën të ketë grumbullime, siç janë këto në Mitrovicën e Veriut”, tha Hoti për REL.

    Nga Policia e Kosovës në Mitrovicën e Veriut thonë se zyrtarët policorë po e kryejnë punën e tyre dhe pranë këtij institucioni financiarë në çdo kohë po qëndrojnë 20-25 policë. Sipas policisë përgjegjësia bie tek ata që po e bëjnë pagesën e këtyre mjeteve financiare, ku vetëm në një lokacion, qytetarët nga katër komunat veriore po i tërheqin këto mjete.

    Sipas masave të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës më 28 korrik, të gjithë qytetarët obligohen që të mbajnë maskë dhe distancë fizike prej 2 metrash, kur gjenden në mjedise të përbashkëta jashtë shtëpive të tyre. Ndërkaq, organet e rendit dhe inspektoratet, obligohen që të sigurohen që qytetarët të respektojnë këto masa.

    Pagesa prej 130 eurosh filloi t’iu shpërndahej qytetarëve më 12 gusht dhe radhë të tilla u krijuan edhe ditë më parë në këtë komunë në veri të vendit.

    Në kuadër të Pakos Emergjente Fiskale, me shumën 130 euro përfitojnë mbi 27 mijë familje. Zbatimi i kësaj pakoje, për muajin prill, maj dhe qershor, u bë pasi më 30 korrik, u miratua rishikimi i buxhetit për vitin 2020.

    Të drejtën për përfitimin e vlerës prej 130 euro, nga Pakoja Emergjente Fiskale e kanë familjet të cilat nuk kanë të punësuar asnjë familjar, qoftë në sektorin publik apo privat dhe nuk pranojnë asnjë pagesë mujore nga buxheti i Kosovës.

    Loja e madhe ka filluar nga 31 Janar dhe vazhdon deri me 2 Shkurt në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Lajme06 Maj 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka kujtuar Luan Haradinajn, në 27-vjetorin e rënies së tij heroike. Përmes një postimi në Facebook, Kurti...
    Lajme06 Maj 2024
    Familjarë të dëshmorëve e qytetarë, që të hënën kishin adhur për homazhe në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Gllogjan, me rastin e...
    Ekonomi06 Maj 2024
    Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu, derisa sa ka folur për situatën ekonomike në vendin tonë ka theksuar se...
    Të tjera
    Lajme06 Maj 2024
    Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviq tha sot se Kosova, pa i dhënë asnjë shpjegim, ia...
    Lajme06 Maj 2024
    Ambasadorët e shteteve të QUINT-it i kanë zbarkuar sot te ndërtesa e Qeverisë, me ç’rast i kanë shkuar në zyrë kryeministrit Albin...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka takuar në Paris presidentin Emmanuel Macron dhe atë kinez, Xi Jinping. Përmes një...
    Lajme06 Maj 2024
    Në 27-vjetorin e rënies së heroit të kombit, Luan Haradinaj, janë mbajtur homazhe në kompleksin memorial në Gllogjan. Aty morën pjesë kryetari...
    Lajme06 Maj 2024
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka përkujtuar në 25-vjetorin e vrasjes së tij, akademikun, Fehmi Aganin. Hoti është shprehur...
    Sport06 Maj 2024
    Jose Mourinho pritet t’i shokoj të gjithë me vendimin rreth të ardhmes së tij. Duket se Mourinho ka vendosur që karrierën e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.