×
  • Lajme
  • Lajme

    Zemaj del me rekomandime të reja për luftimin e pandemisë COVID-19

    FrontOnline
    17 Gusht 2020

    Ministria e Shëndetësisë është në proces të licencimit të institucioneve private shëndetësore për kryerjen e testeve për COVID-19.

    Ministri Armend Zemaj ka bërë të ditur se nga 57 institucione të licencuara deri më tani, shumica prej tyre kanë filluar me testime serologjike, derisa dy institucione kanë marrë të drejtën edhe për testime molekulare apo PCR.

    Ai në mbledhjen e Komitetit për Menaxhimin e pandemisë COVID-19, ka thënë se disa nga masat e ndërmarra nga Qeveria në funksion të menaxhimit dhe mbajtjes nën kontroll të gjendjes së COVID-19 kanë filluar të japin efektet e para.

    “Ne duhet të vazhdojmë duke e shtuar dinamikën, me qëllim që masat në fuqi të mbahen e zbatohen edhe si rezultat numri të prekurve nga infeksioni të bie. Kapacitetet spitalore janë shtuar dhe është rritur edhe numri i profesionistëve shëndetësorë për të ndihmuar kolegët e tyre, të cilët disa nga ta janë prekur nga infeksioni”, ka thënë Zemaj.

    Me qëllim të menaxhimit sa më të mirë të situatës me pandemi, ministri Zemaj ka rekomanduar disa masa për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

    “Ndër të tjera masat e vendosura të jenë të krahasueshme me vendet tjera, qendrat tregtare ushqimore dhe jo ushqimore të obligohen që të kenë një punonjës i cili nuk lejon hyrjen brenda të konsumatorëve pa maska, në qendrat tregtare ushqimore mos të lejohet hyrja e konsumatorëve pa karrocë të blerjes (sepse ajo vetë e krijon distancën mes personave sa janë në market), lokalet e gastronomisë të jenë të obliguara qe një numër të tavolinave t’i kufizojnë për mos lejim për shërbim”, ka thënë Zemaj.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministrja e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Mimoza Kusari, ka nënshkruar vendimin për caktimin e çmimeve të produkteve të naftës, pas rritjes si...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Dehari tha se “nuk e di” nëse sot do të ketë seancë për zgjedhjen e Presidentit. Pasi...
    Lajme04 Mars 2026
    “Nëse vjen puna, votoj për.” Kështu tha Nezir Kraki i GUXO-s shkurt për gazetarë pyetur se a është për Vjosa Osmanit për...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Presidenti i Republikës Bajram Begaj dekretoi këtë të mërkurë ndrsyhimet në qeveri, të propozuara nga kryeministri Edi Rama. Belinda Balluku lë kabinetin...
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i Justina Pulës është përmendur sot në media si e propozuar nga PDK-ja për postin e presidentes. Rreth kësaj çështjeje, ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka mohuar se partia e tij ka një kandidat për President pas disa raportimeve se kryeakademikja Justina...
    Lajme04 Mars 2026
    Policia e Rajonit të Prishtinës ka njoftuar se vetëm gjatë muajit shkurt janë shqiptuar 18 mijë e 616 gjoba, lidhur me mosrespektimin...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sistemet e mbrojtjes ajrore të NATO-s kanë rrëzuar një raketë iraniane që po shkonte drejt hapësirës ajrore të Turqisë, ka deklaruar sot...
    Sport04 Mars 2026
    Muaji mars këtë vit po shënohet me një iniciativë të veçantë që përçon 31 mesazhe përgjatë 31 ditëve, nga figura të njohura...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.