×
  • Lajme
  • Lajme

    Komuna e Gjilanit apelon qytetarët që të mos ndotin lumenjtë e përrockat

    FrontOnline
    17 Gusht 2020

    Me kërkesë të kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, një ekip komunal ka vizituar sot fshatin Bilinicë për të parë gjendjen në këtë fshat, pas stuhisë dhe reshjeve që kanë përfshirë këtë komunë  dy ditë më parë.

    Deri më tani nga vizitat në terren të ekipeve komunale të emergjencave, të cilat kanë intervenuar me Shtabin e Zjarrfikësve, kanë konfirmuar se ka pasur rrëzim të shtyllave elektrike në disa fshatra dhe vendbanime, djegien e një trafostacioni, problemeve me ndërprerje të energjisë elektrike, dalje nga shtrati të disa përrockave si pasojë e mbeturinave që janë hedhur në to, etj.

    “Ekipi i Komunës së Gjilanit përmes bashkëpunimit me të gjitha institucionet në nivelin lokal, ka sanuar problemet e shkaktuara dhe tashmë do të punohet edhe në aspektin e infrastrukturës nëpër të gjitha vendbanimet në bazë të prioriteteve dhe emergjencave, në bazë të vlerësimit te ekspertëve”, thuhet në komunikatën për media.

    Komuna e Gjilanit apelon për kujdes maksimal të qytetarëve që të mos hedhin mbeturina në lumenj e përrocka, por ato të grumbullohen përmes kompanisë së mbeturinave, sepse në rast të reshjeve më të dendura, siç seksojnë, problemet dhe dëmet e para të vërshimeve do të jenë pikërisht në ekonomitë e tyre familjare.

     

    KEDS ‘zhduk’ rrjetin ajror nga qendra e Malishevës
    Nga Rubrika
    Lajme04 Maj 2024
    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës shënoi Javën e Imunizimit si dhe 50-vjetorin e implementimit të Programit të Zgjeruar të Imunizimit...
    Lajme04 Maj 2024
    Asociacioni i Gazetarëve ka reaguar sërish ndaj deputetit Dimal Basha, pasi që ky i fundit nuk pranoi të ketë intimiduar gazetaren e...
    Lajme04 Maj 2024
    Profesori amerikan në Universitetin Johns Hopkins, Daniel Server, tha se qeveria e re serbe përfshin ministra që tashmë janë sanksionuar nga SHBA-ja...
    Të tjera
    Lajme04 Maj 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka qëndruan për vizitë në Gjilan, ku bashkë me kreun e degës së kësaj partie atje bënë...
    Sport04 Maj 2024
    Real Madridi edhe zyrtarisht ka siguruar titullin kampion në La Liga, pasi Barcelona nuk ia doli që të fitojë tri pikët në...
    Sport04 Maj 2024
    Gara për titull në elitën e futbollit në Maqedoninë e Veriut është bërë mjaft e fortë, me Shkëndijën dhe Strugën që komandojnë...
    Lajme04 Maj 2024
    Largimi i mjekëve nga Kosovë për të kërkuar punë dhe kushte më të mira në vende të ndryshme të botës, mbetet sfidë...
    Lajme04 Maj 2024
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha i ka reaguar AGK-së dhe RTK-së. Ai ka shkruar në ‘Facebook”, se asnjëherë nuk e...
    Lajme04 Maj 2024
    Një vetaksident ka ndodhur mesditën e së shtunës në magjistralen Duhël-Suharekë, ku si pasojë kanë dy persona kanë marrë lëndime të lehta....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.