×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas akuzave kundër Grenellit, Kurti tani thotë se në Amerikë mund të nënshkruhet marrëveshje e dëmshme

    FrontOnline
    15 Gusht 2020

    Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka lëshuar një reagim të dytë kundërshtues ndaj takimit të 2 shtatorit mes Kosovës dhe Serbisë në Uashington.

    Kësaj radhe në Twitter, Kurti ka dhënë tri “arsyet” se pse ai mendon se takimi i 2 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë është i gabuar.

    Sipas tij, e para është se ideja e shkëmbimit të territoreve nuk është eliminuar nga tavolina e dialogut.

    “Fillimisht, mungon besueshmëria dhe transparenca. Ideja e ‘shkëmbimit territorial’ është mohuar vazhdimisht, por është dëshmuar se ekziston nga Këshilltari për Siguri Kombëtare, ambasadori John Bolton, i cili ka thënë se ideja ka ardhur nga dy presidentët (Thaçi & Vuçiq). Kjo ka dëmtuar besimin në këtë proces”, ka shkruar ai.

    Arsyeja e dytë, sipas Kurtit janë çështjet e mbyllura që nuk kanë nevojë të rihapen.

    “Së dyti, mungojnë njohuritë rreth çështjes. Kosova është vend i pavarur dhe sovran, i cili as nuk është në konflikt që të ketë nevojë për marrëveshje për paqe, dhe as nuk ka status të pazgjidhur, që kërkon negociata. Këto janë pohime të pavërteta”, ka shkruar ai.

    E sipas tij, nuk po diskutohet për esencën e marrëveshjes por për nënshkrimin final të saj.

    “Së treti, koha dhe dedikimi. Një marrëveshje për normalizim me Serbinë kërkon zgjidhjen e të gjitha çështjeve, rrjedhimisht një proces të gjatë. Me zgjedhjet presidenciale në nëntor, është e qartë se rëndësia nuk qëndron te përmbajtja e marrëveshjes, por te nënshkrimi në fund të saj”, ka shkruar tutje Kurti.

    “Kosova dhe Serbia duhet t’i normalizojnë marrëdhëniet ndërshtetërore, por se kjo duhet të ndodhë nëpërmjet një dialogu të përgatitur mirë. Lidhja dhe besnikëria e Kosovës me Shtetet e Bashkuara mbetet e pathyeshme, por shtytja drejt marrëveshjeve të këqija për hir të një fushate politike është e gabuar”, ka shkruar ai.

    Ky është reagimi i dytë i Kurtit pas atij të djeshmit ku hedhi akuza të ashpra ndaj emisarit special të SHBA-ve për dialogun, Richard Grenell.

    Këtë të fundit, Kurti dje e quante “kauboj” që nuk i intereson për vuajtjet e Kosovës.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.