×
  • Lajme
  • Lajme

    Reshitaj për projektligjin për pandeminë: Është i kompletuar

    FrontOnline
    14 Gusht 2020

    Deputetët e Kuvendit të Kosovës pritet të votojnë në lexim të dytë projektligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.

    Kryetarja e komisionit për Shëndetësi, Albena Reshitaj tha se ky projektligj është i kompletuar me një fushë veprimtari të gjerë dhe specifikuar.

    Reshitaj: Sot kemi një projektligj të formësuar dhe kompletuar

    Projektligji i propozuar është përgjigje ndaj Gjykatës Kushtetuese me të cilën është kërkuar krijimi i bazës ligjore për kufizimin dhe lirimin e të drejtave të njeriut në luftën kundrejt COVID-19. Megjithatë deputetët e kanë parë të nevojshme që në këtë projektligj të fusin edhe mekanizmat tjerë që do të luftonin në luftën e COVID-19… sot kemi një projektligj të formësuar dhe kompletuar, tani kemi bërë një ligj që ka fushëveprim të gjerë të specifikuar veç e veç për çdo çështje që lidhet me betejën kundër pandemisë COVID 19”, tha ajo.

    Ajo mes tjerash i renditi të gjitha sferat që do të hyjnë në kuadër të këtij projektligji.

    Reshitaj: Ky projektligj parasheh këto masa

    “Filluar nga preambula, qëllimi, përkufizimet kemi shtuar kapituj të veçantë, masat e përgjithshme dhe të veçanta për mbrojtje nga pandemia. Parandalimin dhe menaxhimin e kontrollit të infeksionit. Njoftimin dhe raportimin e rasteve me covid 19. Testimin, diagnozën dhe trajtimin, përgjegjësitë dhe koordinimin e institucioneve gjatë pandemisë. Bashkëpunimin në nivel komunal, vaksinimin dhe procesin e vaksinimit, shkëmbimin e të dhënave dhe masat e sigurisë. Gjithashtu kemi shtuar kapitull të veçantë për kompensimin shtesë të atyre që përballen drejtpërdrejtë me pandeminë. Angazhimin e përkohshëm të profesionistëve shëndetësor si dhe masat ndëshkimore për ata që nuk zbatojnë masat”, tha ajo.

    Seanca plenare është duke vazhduar ku gjitha grupet parlamentare pritet të japin qëndrimin e tyre rreth këtij projektligji./

    Nga Rubrika
    Lajme11 Korrik 2025
    Leutrim Syla, avokati i familjes Ademaj tha se Naim Murseli e ka pasur një aferë dashurie, dhe tashmë e ndjera Liridona Ahmetajn...
    Lajme11 Korrik 2025
    Leutrim Syla, avokati i familjes Ademaj thotë se Naim Murseli e ka pasur një aferë dashurie, dhe tashmë e ndjera Liridona Ahmetajn...
    Lajme11 Korrik 2025
    Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje thotë se është linçuar nga eksponentët e VV’së, pasi pati një kërkesë që ka të bëjë...
    Të tjera
    Lajme11 Korrik 2025
    Kryetari aktual i Podujevës dhe kandidati i VV-së edhe për një mandat në këtë komunë, Shpejtim Bulliqi, ka thënë se kandidimi i...
    Bota/Rajoni11 Korrik 2025
    Presidenti amerikan Donald Trump sapo ka mbërritur në San Antonio të Teksasit. Ai zbriti nga avioni Air Force One me bashkëshorten e...
    Vip11 Korrik 2025
    Një nga figurat më të komentuara të Big Brother VIP Kosova ka surprizuar ndjekësit me një postim nostalgjik në InstaStory. Bëhet fjalë...
    Lajme11 Korrik 2025
    Në kuadër të zbatimit të planit operativ “Mbrojtja e Pyjeve 2025”, sot njësitet policore të Ferizajt kanë realizuar një aksion në terren,...
    Lajme11 Korrik 2025
    Në Seancën e 45-të të Kuvendit të Kosovës, që ka dështuar edhe këtë herë, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra,...
    Lajme11 Korrik 2025
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se pas zyrtarizimit të kandidaturës së Përparim Ramës për kryetar të Prishtinës, sot...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.