×
  • Lajme
  • Lajme

    MSh: Kosova e para me vdekje për kokë banori nga Koronavirusi në botë – një e pavërtetë e madhe

    FrontOnline
    13 Gusht 2020

    Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës i quan jo profesionale dhe krejtësisht të pavërteta të dhënat të cilat kinse e rangojnë Kosovën si shtetin me vdekshmërinë më të lartë në botë nga koronavirusi për 1 milionë banorë.

    Këtë nuk e thonë as të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, të Institutit John Hopkins, të Ëorldmeteres apo të ndonjë institucioni, organizate apo institucioni tjetër që merret me përmbledhjen dhe analizën e të dhënave rreth koronavirusit (Covid-19) në botë.Çdo kush që hyn në faqet e këtyre organizatave e sheh se në botë ka me dhjetëra shtete që kanë shifra shumë më të larta të të vdekurve snga Covid-19 për 1 milionë banorë se sa Kosova.

    Është i vërtëtë fakti që gjatë korrikut dhe fillimit të gushtit shifrat e të vdekurve në Kosovë nga Covid-19 kanë qenë të larta, por, as për së afërmi për të qenë të parët, siç është manipuluar sot në shumë portale e rrjete sociale nga individë të ndryshëm.
    Të dhënat për një periudhë rreth dy javore flasin për trend të situatës epidemiologjike, por asesi për krejt situatën me pandeminë.Për më tepër, MSh ju bën thirrje të gjithëve që të referohen në të dhëna zyrtare dhe të plota dhe jo në të dhëna të fragmentuara, të intepretuara sipas dëshirave apo matjeve e krahasimeve individuale dhe joprofesionale.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Korrik 2025
    Nesër parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas Instituti Hidrometeorologjik të Kosovës, lokalisht parashihen reshje të shkurtra shiu....
    Lajme15 Korrik 2025
    Një person është arrestuar sot në Mitrovicë nga Policia e Kosovës, pasi u kap në posedim të një arme zjarri pa leje....
    Lajme15 Korrik 2025
    Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë nesër një konferencë për media. Konferenca do të nmbahet duke filluar nga ora 14:00, në...
    Të tjera
    Lajme15 Korrik 2025
    Agjencia e Kosovës për Akreditim është bërë sërish pjesë e Regjistrit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR), si...
    Lajme15 Korrik 2025
    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri në emisionin Rubikon të Klan Kosovës, tha se kuvendi ka dështuar për të 47-ën...
    Lajme15 Korrik 2025
    Pacientët me kancer po detyrohen ta sigurojnë vetë terapinë, pasi në Klinikën e Onkologjisë mungon një pjesë e ilaçeve të nevojshme. Ata...
    Lajme15 Korrik 2025
    Analisti Imer Mushkolaj ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Supreme , duke thënë se Gjykata nuk po e pengon digjitalizimin e biznesve...
    Sport15 Korrik 2025
    Një kalim i Armando Brojës në kampionatin gjerman nuk do të ishte surprizë, pasi futbollisti shqiptar preferohet së tepërmi atje. Më herët...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.