×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Oda Amerikane: Qeveria të bashkëpunojë me sektorin e gastronomisë para marrjes së vendimeve që afektojnë këtë sektor

    FrontOnline
    12 Gusht 2020

    Oda Amerikane në Kosovë ka kërkuar nga qeveria që para se të marrë vendime për gastronominë, të konsultohet së pari me këtë sektor.

    Kjo kërkesë u shpalos sot në takimin e rregullt të komitetit të Gastronomisë dhe Turizmit të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë.

    “Qeveria duhet të jetë në konsultim të ngushtë me komunitetin e biznesit para marrjes së çfarëdo masave që kanë ndikim direkt në këto biznese. Kjo u tha mes të tjerash në takimin e rregullt të komitetit të Gastronomisë dhe Turizmit të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë”, thuhet në komunikatë.

    Anëtarët e këtij komiteti vlerësojnë së është e domosdoshme të shpejtohet votimi dhe fillimi i aplikimit të pakos së rimëkëmbjes ekonomike të propozuar nga Qeveria, sepse shumë biznese në këtë sektor rrezikojnë të mbyllen, duke rezultuar kështu në humbje të mëdha të vendeve të punës. Ndërsa, sipas tyre, një çështje tjetër me rëndësi për t’u trajtuar është edhe ajo mbi pasiguritë e mbarëvajtjes së punës siç është caktuar deri më tani në ambiente të hapura pas muajit shtator, kur kushtet klimatike do të pamundësojnë një gjë të tillë.

    Komiteti i Odës Amerikane për Gastronomi dhe Turizëm thekson se është më se e nevojshme të zbatohen vendimet për parandalimin e përhapjes së pandemisë dhe të rriten kapacitetet inspektuese, dhe jo të aplikohen kufizime kolektive për të gjitha ndërmarrjet për shkak të moszbatimit të masave nga një numër ndërmarrjesh. Për më tepër, anëtarët e këtij komiteti bëjnë thirrje edhe për heqje të masës për kufizim të lëvizjes pas orës 22:30, e cila sipas tyre nuk është se ka dëshmuar të jetë efektive.

    Ky komitet ka për qëllim adresimin e nevojave të sektorit të gastronomisë dhe turizmit si në periudhën afatshkurtër, pra për fazën e rimëkëmbjes ekonomike pas shpërthimit të pandemisë COVID-19, ashtu edhe në atë afatgjatë.

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet
    Nga Rubrika
    Lajme08 Maj 2024
    Njohësi i çështjeve të sigurisë, Avni Islami deklaron për Front Online se sulmet hibride të Rusisë nuk do të ndalen. Ai thotë se shteti...
    Lajme08 Maj 2024
    Ministrja e Jashtme e Kosovës tha të mërkurën se vendi i saj është i bindur se Rusia duhet ta humbasë luftën në...
    Lajme08 Maj 2024
    Nuredin Ibishi, njohës i fushës së sigurisë në një prononcim për Front Online ka folur lidhur me sulmin e Rusisë ndaj Kosovës. Ibishi ka...
    Të tjera
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Jam i bindur dhe shpresoj se pa marrë parasysh zgjedhjet në RMV, rruga drejt Evropës do të vazhdojë, ka deklaruar emisari amerikan...
    Vip08 Maj 2024
    Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa, vitet e fundit i ka kaluar pushimet verore edhe në Shqipëri. Duket se ylli e shijon...
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Është vendi i parë në Evropë me të cilin Kina po ndërton një komunitet me të ardhme të përbashkët – kështu e...
    Lajme08 Maj 2024
    Të martën, ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka njoftuar se Rusia ka kryer një sulm hibrid ndaj Kosovës. Ajo potencoi...
    Lajme08 Maj 2024
    Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka thënë se nga sot ka filluar realizimi i projektit të Aerofotografimit në...
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Spiunët kibernetikë rusë synuan rrjete që i përkisnin qeverisë polake këtë javë, tha të mërkurën Instituti Kombëtar i Kërkimeve (NASK) shtetëror. NASK...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.