×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Bardiqi: Nuk kemi dokument zyrtar që tregon se Agon Musliu kishte sëmundje

    FrontOnline
    11 Gusht 2020

    Ish-sekretari i Ministrisë së Shëndetësisë, Naim Bardiqi ka theksuar se zyrtarisht nuk kanë pasur dokument të dorëzuar, i cili vërteton praninë e ndonjë sëmundjeje tek i riu Agon Musliu që vdiq derisa ishte në karantinë pas kthimit nga Gjermania.

    Ai gjatë raportimit në cilësinë e dëshmitarit në Komisionin Hetimor në lidhje me menaxhimin e pandemisë, theksoi se në shkresat që ka qenë edhe ai i përfshirë nuk ka parë asnjëherë një dokument shëndetësor, i cili do të vërtetonte sëmundjen e 26-vjeçarit nga Gjilani.

    Për këtë Bardiqi tha se ka kërkuar një raport nga komuna e Fushë-Kosovës, pasi në ditën kur ai ka arritur në aeroport ka qenë ekipi i QKMF-së nga kjo komunë.

    Bardiqi: Edhe doktoresha ka deklaruar se s’ka dokument që vërteton ndonjë sëmundje

    “Doktoresha, e cila ka qenë përgjegjëse dhe i ka rastisur që të ndjerin ta pranojë, ka bërë deklaratën me shkrim dhe ka treguar se as asaj ndonjë dokument i cili do të vërtetonte ekzistencën e ndonjë sëmundje të të ndjerit nuk ka pasur. Për vërtetimin i cili më vonë ka dalë në media, nuk e di sa kam të drejtë të them tani, dhe për shkak të etikës profesionale nuk mund të shpalos të dhëna”, tha ai.

    Sekretari i suspenduar i Përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë, Naim Bardiqi, tha se nga Ambasada e Kosovës në Berlin, në listat e personave që janë dërguar për karantinim, është pohuar se Musliu ka qenë i sëmurë.

    Bardiqi: Në njërën rubrikë ka pasur vërejtje, është pohuar të ketë një sëmundje

    “Kanë ardhur lista me tabela ku ne paraprakisht i kemi njoftuar lidhur me kriteret se cilët janë ata qytetarë, të cilët nuk duhet t’i nënshtrohen karantinës, në mënyrë që të vijnë ata në fillim, sepse edhe resurset për karantinën, diku 10 për qind të krejt kapaciteteve kemi mundur t’i përdorim ose maksimum 15 për qind të Qendrës së Studentëve. Ka qenë një shkresë në këtë rast në formë tabelare, në të cilën Ambasada e Kosovës në Berlin ka shkruar të gjithë qytetarët, të cilët do të kthehen në datën e caktuar. Dhe që për rastin në fjalë të cilin e përmendet në njërën nga rubrikat vërejtje, ka pohuar të ketë një sëmundje dhe posedon dokumentin me vete”, ka thënë ai.

    Ish-sekretari i përgjithshëm i MSH-së nuk ka dhënë sqarime specifike sa i përket blerjeve të shtrenjta të mjeteve mbrojtëse gjatë kohës së pandemisë. Për këtë anëtari i Komisionit Hetimor nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu tha se ministria ka nënshkruar kontrata për maska e dorëza me çmime tejet të shtrenjta.

    Ndryshe, Agon Musliu humbi jetën më 3 maj pasi dyshohet se u hodh nga kati i pestë i konviktit numër 7.

    Musliu nuk arriti t’iu mbijetojë plagëve të marra dhe vdiq me të arritur në Qendrën Emergjente, pavarësisht që mjekët kujdestarë tentuan ta mbanin në jetë përmes reaminacionit.

    Qeveria e Kosovës ka ndarë 25 mijë euro për familjen e Agon Musliut, të riut që humbi jetën në Qendrën e Studentëve sa ishte në karantinë.

    Ministria e Punëve të Jashtme dhe ajo e Shëndetësisë kishin bërë të ditur asokohe se në tri hallkat e rregullta të raportimit dhe kontrollit mjekësor s’ka pasur dokumente që do të alarmonin gjendjen e ndjeshme të të ndjerit, Agon Musliu

    KEDS zë 156 persona duke e vjedhur energjinë elektrike për një javë
    Nga Rubrika
    Lajme08 Maj 2024
    Njohësi i çështjeve të sigurisë, Avni Islami deklaron për Front Online se sulmet hibride të Rusisë nuk do të ndalen. Ai thotë se shteti...
    Lajme08 Maj 2024
    Ministrja e Jashtme e Kosovës tha të mërkurën se vendi i saj është i bindur se Rusia duhet ta humbasë luftën në...
    Lajme08 Maj 2024
    Nuredin Ibishi, njohës i fushës së sigurisë në një prononcim për Front Online ka folur lidhur me sulmin e Rusisë ndaj Kosovës. Ibishi ka...
    Të tjera
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Jam i bindur dhe shpresoj se pa marrë parasysh zgjedhjet në RMV, rruga drejt Evropës do të vazhdojë, ka deklaruar emisari amerikan...
    Vip08 Maj 2024
    Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa, vitet e fundit i ka kaluar pushimet verore edhe në Shqipëri. Duket se ylli e shijon...
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Është vendi i parë në Evropë me të cilin Kina po ndërton një komunitet me të ardhme të përbashkët – kështu e...
    Lajme08 Maj 2024
    Të martën, ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka njoftuar se Rusia ka kryer një sulm hibrid ndaj Kosovës. Ajo potencoi...
    Lajme08 Maj 2024
    Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka thënë se nga sot ka filluar realizimi i projektit të Aerofotografimit në...
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Spiunët kibernetikë rusë synuan rrjete që i përkisnin qeverisë polake këtë javë, tha të mërkurën Instituti Kombëtar i Kërkimeve (NASK) shtetëror. NASK...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.