×
  • Lajme
  • Lajme

    BIK-u reagon për aktakuzat ndaj krerëve të UÇK-së

    FrontOnline
    11 Gusht 2020

    Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) ka reaguar ndaj ngritjes së aktakuzës ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, nga Prokuroria Speciale me seli në Hagë.

    Në reagim, BIK thotë se me shqetësim kanë ndjekur veprimet e drejtësisë ndërkombëtar ndaj Thaçit dhe udhëheqësve të tjerë të UÇK-së. Me ç’rast kanë theksuar se konsiderojnë veprim politikë komunikatën e publikuar nga prokurorët ndërkombëtarë për presidentin Thaçi.

    “Me shqetësim të thellë kemi ndjekur veprimet e drejtësisë ndërkombëtare ndaj presidentit të vendit, z. Hashim Thaçit dhe udhëheqësve të tjerë të UÇK-së. Komunikatën e prokurorëve ndërkombëtarë për presidentin Thaçi, duke u bazuar në momentin e bërjes së saj publike, e konsiderojmë veprim politik që dëmton së pari vetë kredibilitetin dhe besueshmërinë e Gjykatës, dhe së dyti, konsiderojmë se, në emër të drejtësisë, po mëtohet të atakohen e përdhosen kauza dhe misioni UÇK-së për lirinë e vendit”, thuhet në reagimin e BIK.

    Tutje shkruhet se, “Atakimi i vlerave të UÇK-së po bëhet në emër të drejtësisë me veprime të padrejta dhe në kundërshtim me parimet dhe praktikat e drejtësisë ndërkombëtare. Tentimi për ta paraqitur kriminale luftën e drejtë të UÇK-së është tentim për ta barazuar kriminelin me viktimën. Ne i bashkohemi fuqishëm zërit të popullit që kërkon drejtësi për viktimat e luftës në Kosovë, duke e vlerësuar të paprecedent qasjen e drejtësisë ndërkombëtare, që kohë më parë publikuan edhe një njoftim për një aktakuzë të pakonfirmuar ndaj dy prej liderëve kryesorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, z. Hashim Thaçit dhe z. Kadri Veselit”, shkruhet tutje në reagim.

    Më tej, BIK thekson se publikimi i aktakuzës nga prokurorët, nuk ka të bëjë me drejtësinë dhe se përbënë shkelje të të drejtave të njeriut.

    “Ky veprim, përveç që s’ka të bëjë me drejtësinë përbën shkelje të të drejtave të njeriut si dhe shkel parimin bazë të drejtësisë, prezumimin e pafajësisë. Ne, si edhe tërë populli, UÇK-në e konsiderojmë vlerën më të madhe dhe më të suksesshme në historinë më të re të popullit tonë dhe të cilën e ruajmë me shumë mburrje. E ritheksojmë edhe një herë se lufta mbrojtëse e UÇK-së, e cila është bërë në bashkëpunim me bashkësinë ndërkombëtare, ka qenë e drejtë dhe do të mbetet përgjithmonë e tillë. Ne besojmë dhe angazhohemi për drejtësi, por konsiderojmë se me veprime të padrejta, selektive e të njëanshme nuk mund të vendoset drejtësia”, përfundon reagimi i BIK.

    Nga Rubrika
    Lajme12 Korrik 2025
    Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini në një prononcim për Front Online, tha se tregu ekonomik në Kosovë është rënduar...
    Lajme12 Korrik 2025
    Tre persona janë arrestuar në fshatin Milefc të Prishtinës nën dyshimin se kanë dëmtuar rrethojën. Policia e Kosovës në raportin 24 orësh...
    Lajme12 Korrik 2025
    Një zjarr  ka shpërthyer në Qabër të Zubin Potokut ku janë djegur një veturë, dy multikultivator, disa pajisje elektrike një garazh, një...
    Të tjera
    Lajme12 Korrik 2025
    Sot me fillim në ora 11:00, para stacionit policor në Lipjan do të mbahet protesta paqësore me moton “Drejtësi për Agonin”. Kjo...
    Lajme12 Korrik 2025
    Sot, e shtunë pritet të mbajë mot me diell dhe me vranësira të pakta. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do...
    Lajme11 Korrik 2025
    Komuna e Prizrenit ka shprehur publikisht falënderim për Njësinë e Zjarrfikësve dhe Policinë e Kosovës pas incidentit të ndodhur në objektin e...
    Lajme11 Korrik 2025
    Personi që ditë më parë u rrah nga policia në Klinë, Driton Krasniqi, është arrestuar sërish, për një vepër tjetër penale. Këtë...
    Lajme11 Korrik 2025
    Ish-kandidati i PDK-së për asambleist për Kuvend në Komunën e Prizrenit, në zgjedhjet komunale 2021, Nezir Çoçaj ka njoftuar se rrugëtimin e...
    Sport11 Korrik 2025
    Spanja dhe Italia janë kualifikuar në çerekfinalet e Evropianit për femra që po mbahet në Zvicrës. Skuadra spanjolle mundi Italinë, më rezultat...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.