×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Rihapja e shkollave në Britani është prioritet kombëtar, thotë Kryeministri Johnson

    FrontOnline
    09 Gusht 2020

    Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, tha se rihapja e shkollave në shtator është veprim i domosdoshëm shoqëror, ekonomik dhe moral, duke këmbëngulur se ato mund të operojnë në mënyrë të sigurt, pavarësisht rrezikut të vazhdueshëm nga pandemia.

    Komentet e tij erdhën pasi një studim i bërë këtë muaj sugjeroi se Britania rrezikohet nga një valë e dytë e koronavirusit gjatë dimrit, që do të jetë dy herë më e madhe se përhapja fillestare, nëse shkollat hapen pa sistem të përmirësuar të testimit dhe përcjelljes së kontakteve, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

    Shefi i qeverisë britanike tha se rifillimi i punës së shkollave është një prioritet kombëtar. Ai u citua të ketë thënë gjatë një takimi të enjten se shkollat do të jenë objeketet e fundit që do të mbyllen gjatë masave të ardhshme.

    Shkollat në Angli u mbyllën në mars gjatë izolimit në nivel vendi, përpos për fëmijët e punëtorëve esencialë, ndërsa u rihapën në qershor për një numër të vogël të nxënësve.

    Qeveria dëshiron që të gjithë nxënësit të kthehen në shkolla në fillim të shtatorit. “Mbajtja e shkollave tona mbyllur një moment më gjatë sesa që është absolutisht e nevojshme është e patolerueshme në aspektin social, e paqëndrueshme në aspektin ekonomik dhe e pajustifikueshme në aspektin etik”, shkroi kryeministri Johnson në një gazetë britanike.

    Ai paralajmëroi se vendi do të përballet me probleme të mëdha, nëse fëmijët mbesin pa shkollim dhe se kostoja ekonomike është duke u rritur për prindërit që s’mund të punojnë nëse shkollat qëndrojnë të mbyllura.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.