Policia e Republikës Çeke është duke i hetuar rrethanat e një zjarri, nga i cili mbetën të vdekur 11 persona, përfshirë tre fëmijë.
Zjarri shpërtheu të shtunën pasdite në një ndërtesë të banimit kolektiv në qytezën Bohumin.
Ky zjarr është cilësuar si më i rëndi në historinë e shtetit të Evropës Qendrore, shkruan BBC.Gjashtë persona vdiqën nga zjarri, ndërsa pesë të tjerë pasi kërcyen nga ballkoni i katit të njëmbëdhjetë, duke u munduar të shpëtojnë nga flakët.
Për më tepër, dhjetë persona, përfshirë dy zjarrfikës dhe një polic, pësuan lëndime.Guvernatori i rajonit Moravia-Silesia, Ivo Vondrak, tha se zjarri duket se është shkaktuar qëllimisht.Sipas dëshmitarëve, një burrë u prangos nga policia pasi pranoi me qetësi se e ka shkaktuar zjarrin.
Ministri i Brendshëm çek, Jan Humacek, tha se kjo është një tragjedi e madhe, që duhet se paraqet kulmin e një konflikti të gjatë mes fqinjëve./ Gazeta Express