×
  • Lajme
  • Lajme

    Haxhiu tregon cilat parti po e përkrahin rrëzimin e Qeverisë Hoti!

    FrontOnline
    08 Gusht 2020

    Lëvizja Vetëvendosje ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve për mocion mosbesimi ndaj qeverisë Hoti. Shkak sipas kreut të grupit parlamentar të LVV, është keqqeverisja dhe situata e rënduar e pandemisë. Ndërkohë që ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se deri tash asnjë parti nga opozita nuk është pajtuar që ta rrëzojnë qeverinë e Hotit.

    Ish-Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, thotë se me këtë mënyrë menaxhimi të kësaj situate delikate, vendi rrezikon të shkojë në një katastrofë humanitare.Ajo thotë se kjo situatë është një mesazh i qartë për të bashkuar forcat dhe për të rrëzuar qeverinë, të cilën pikërisht e synojnë nëpërmjet këtij mocioni mosbesimi.

    “Qeveria Hoti nuk ka legjitimitet sepse nuk ka mbështetje nga qytetarët e Kosovës. Që prej ardhjes në pushtet të Hotit kemi parë vetëm dështime e sidomos për sfidën me pandeminë.

    Situata përpara se të vinte kjo qeveri ka qenë e menaxhueshme dhe tani ka dështuar totalisht. Një prej pikave të mosbesimit është mënyra e menaxhimit të pandemisë. Në kohën kur është rrëzuar qeveria Kurti, situata me pandeminë ishte në rregull”, ka thënë ajo në Ora Neës.

    Në kohë pandemie, ata zgjodhën që të rrëzonin një qeveri që konsiderohej si më e mira që pas shpalljes së pavarësisë pa asnjë arsyetim. Numri i rasteve të infektuar po arrin 10 mijë, ndërsa viktimave mbi 300. Kosova rrezikon të shkojë drejt një katastrofe humanitare pasi do të jetë e pamenaxhueshme nga vetë stafi mjekësor.

    Kjo është një shenjë për të bashkuar forcat dhe për të larguar këtë qeveri, pasi Kosova do të përfundojë me një numër shumë të lartë të infektuarish por dhe qytetarëve që humbin jetën për shkak të pandemisë.Ndërsa përsa i përket votave për ta kaluar këtë mocion, aktualisht LVV ka 31. Haxhiu thotë se duhen të paktën 9 që ajo të dërgohet në Parlament e më pas 61 për ta kaluar.

    Sipas saj, sfida më e madhe për LVV është mbledhja e 9 të parave.“Për ta bërë një mocion formalisht na duhen 40 vota ndërkohë që grupi jonë i ka të paktën 31 deputetë ndaj na duhen edhe 9. Më pas na duhen 61 për ta kaluar në Parlamentin e Kosovës.

    Ne po komunikojmë me parti të tjera parlamentare në opozitë apo në pushtet ku i kemi dërguar dhe një listë me pikat e këtij mocioni dhe i kemi ftuar nëse duan të kontribuojnë në këtë lëvizje apo të bëhen pjesë e saj. Deri më tani nuk është pajtuar ndonjë. Sfida më e madhe tani është mbledhja e 9 votave, më pas kur të shkojë në Kuvend situata do të jetë në favorin e këtij mocioni”, ka thënë Haxhiu.

    Nga Rubrika
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti ka lënë përfundimisht shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Në një diskutim me Monikën, kjo e fundit i tha që është...
    Vip03 Mars 2026
    Këngëtari i ri Diell Durmishi, së bashku me motrën e tij Hana Durmishi, kanë publikuar projektin e tyre më të ri muzikor...
    Vip03 Mars 2026
    Scream 7 shënoi debutimin më të suksesshëm në historinë e serisë, duke arkëtuar 97.2 milionë dollarë në mbarë botën gjatë fundjavës së...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Të mërkurën moti pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas IHMK, temperaturat do të variojnë nga 0 deri 2°C në...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti ka lënë përfundimisht shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Në një diskutim me Monikën, kjo e fundit i tha që është...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Tensionet në Lindjen e Mesme janë përshkallëzuar ndjeshëm gjatë ditëve të fundit, pas një seri sulmesh dhe kundër‑sulmesh midis Shteteve të Bashkuara...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Lajme03 Mars 2026
    Ramush Haradinaj, për herë të parë ka bërë publike letrat drejtuar Abdixhikut dhe Hamzës, me datë 21 janar të këtij viti, duke kërkuar...
    Lajme03 Mars 2026
    Përkunder takimeve të ditëve të fundit, partitë politike në vend nuk kanë arritur të pajtohen për një president konsensual. Analisti politik Albert...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.