×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i LDK-së: MPJ të reagojë – hyrja në Kosovë e xhandarëve serbë “si në bahçe të babës” është cenim i integritetit

    FrontOnline
    08 Gusht 2020

    Deputeti i LDK-së, Faton Bislimi, ka thënë se hyrja e xhandarëve serbë në territorin e Kosovës është veprim që duhet dënuar ndërkombëtarisht.

    “Futja e pjesëtarëve të uniformuar e armatosur të një vendi fqinj në territorin tonë (kuptohet, pa leje), është cenim i drejtpërdrejtë i sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës. Ky veprim nuk mund të cilësohet ndryshe pos tentim për agresion dhe si i tillë është i dënueshëm me ligj ndërkombëtar”, është shprehur ai, transmeton Klan Kosova.

    “Gjersa Beogradi e bën problem ndërkombëtar deri në Këshillin e Sigurimit të OKB-së çfarëdo lëvizje të Policisë së Kosovës në veri të vendit tonë, hyrja e ushtrisë apo xhandarmërisë serbe në territorin e Kosovës në zonën kufitare të Karaçevës si në “bahçe të babës” është veprim agresiv i Serbisë ndaj Kosovës, i papranueshëm dhe i dënueshëm ndërkombëtarisht”.

    Ai ka theksuar se institucionet e Kosovës duhet reaguar ndaj këtij veprimi.

    “MPJ e jonë, nëse nuk është komplet e përgjumur, është tejet e ngathët në reagim për nxitjen e qarqeve relevante ndërkombëtare për reagim të drejtë e të domosdoshëm në interes jo vetëm të sovranitetit të vendit por edhe të stabilitetit rajonal”.

    Nga Rubrika
    Lajme13 Korrik 2025
    Babai i të mitures B.SH, e cila u gjet mbrëmë në një banesë në Fushë Kosovë me dy burra të moshës madhore,...
    Lajme13 Korrik 2025
    Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se deri tash i kanë dhënë 31 milionë euro për mbrojtjen e të...
    Lajme13 Korrik 2025
    Ehat Miftaraj nga Instituti të Kosovës për Drejtësi i ka reaguar kryesuesit së seancës konstituive, Avni Deharit, pas dështimit të tentimit të 46-të...
    Të tjera
    Lajme13 Korrik 2025
    Fadil Demaku, deputeti i betuar i PDK-së nga salla plenare e Kuvendit të Kosovës ka akuzuar VV-në që nuk po mbajnë përgjegjësi...
    Lajme13 Korrik 2025
    Ka dështuar edhe përpjekja e 46-të për të konstituuar Kuvendin e Kosovës. Pasi Komisioni për Votim të Fshehtë nuk u formua, kryesuesi...
    Lajme13 Korrik 2025
      Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka refuzuar sërish të flasë për deklaratat e presidentes Vjosa Osmani se presidenti amerikan,...
    Lajme13 Korrik 2025
    Deputetja e betuar e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka thënë se as sot s’pret ndonjë ndryshim në bllokadën e krijuar në Kuvendin e...
    Lajme13 Korrik 2025
    Deputeti i betuar i LDK-së, Alban Zogaj ka deklaruar para medieve se si subjekt politik nuk presin diçka të re as nga...
    Lajme13 Korrik 2025
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se ka bërë përpjekje për bashkëpunim me qeverinë sa i përket projekteve për kryeqytetin. “Përkundër...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.