×
  • Lajme
  • Lajme

    Nga sot kosovarët që kthehen në Gjermani duhet të testohen për COVID-19

    FrontOnline
    08 Gusht 2020

    Ambasada e Kosovës në Gjermani ka njoftuar se që nga sot, të gjithë qytetarët, banorë rezidentë në Gjermani apo që kalojnë pushimet verore në Kosovë do të obligohen të testohen për COVID-19 sapo të kthehen në Gjermani.

    “Nga data 8 Gusht 2020, me vendim të Qeverisë së Gjermanisë, testimi për COVID 19 është obligativ posa të ktheheni në Gjermani. Pasi të bëhet testimi dhe deri në marrjen e rezultatit, duhet respektuar masa e vetizolimit. Nëse testi është negativ atëherë lejohet dalja nga vetizolimi. Nëse testi është pozitiv atëherë duhet zbatuar udhëzimet e mjekëve dhe Enteve Shëndetësore gjermane në vendbanime”, njoftohet nga Ambasada.

    Ky vendim parasheh edhe dënim në rast të mosrespektimit të tij. 150 deri në 25,000 euro do të penalizohen ata që nuk do t’i nënshtrohen testimit.

    Ambasada ka dhënë edhe udhëzime se ku duhet të drejtohen qytetarët që kthehen në Gjermani për tu testuar.

    “Aeroportet ku mund të bëni testet – pa pagesë: Berlin, Bremen, Dortmund, Duesseldorf, Franfkfurt am Main, Hamburg, Hannover, Leipzig/Halle, Memmingen, Muenchen, Koeln/Bonn, Nuernberg, Saarbruecken, Stuttgart. Nëse udhëtoni me makinë, autobus apo tren nga Kosova në Gjermani testet mund t’i bëni edhe në stacione të Trenave (Munih, Nuernberg) si dhe në kufirin Austri- Gjermani në Autostradë në “Rastanlage Hochfelln- Nord” në Autostadën A 8 pranë Bergen. Edhe në stacionin e Autobusëve në Berlin (ZOB) mund të bëhen teste”.

    “Nëse nuk arrini të testoheni në aeroporte apo edhe rrugë tokësore atëherë duhet të përmbushni obligimin ligjor dhe të lajmëroheni tek mjeku i shtëpisë apo Enti Shëndetësor i Komunës ku jetoni dhe testoheni”, thuhet në njoftim.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Forcat ajrore dhe të mbrojtjes raketore të NATO-s të vendosura në Mesdheun lindor kanë kapur një raketë balistike iraniane që fluturonte drejt...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Presidenti i Republikës Bajram Begaj dekretoi këtë të mërkurë ndrsyhimet në qeveri, të propozuara nga kryeministri Edi Rama. Belinda Balluku lë kabinetin...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sistemet e mbrojtjes ajrore të NATO-s kanë rrëzuar një raketë iraniane që po shkonte drejt hapësirës ajrore të Turqisë, ka deklaruar sot...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i Justina Pulës është përmendur sot në media si e propozuar nga PDK-ja për postin e presidentes. Rreth kësaj çështjeje, ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka mohuar se partia e tij ka një kandidat për President pas disa raportimeve se kryeakademikja Justina...
    Lajme04 Mars 2026
    Policia e Rajonit të Prishtinës ka njoftuar se vetëm gjatë muajit shkurt janë shqiptuar 18 mijë e 616 gjoba, lidhur me mosrespektimin...
    Sport04 Mars 2026
    Muaji mars këtë vit po shënohet me një iniciativë të veçantë që përçon 31 mesazhe përgjatë 31 ditëve, nga figura të njohura...
    Lajme04 Mars 2026
    Lëvizja Vetëvendosje ka mbledhur grupin e saj parlamentar për të diskutuar lidhur me çështjen e presidentit. Para këtij takimi, Ministri i Punëve...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër, ku një e moshuar ka rënë nga tarraca e Shtëpisë së të Moshuarve. Ngjarja...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.