×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Haradinaj-Stublla: Kosova me pritje të larta gjatë Presidencës gjermane me BE-në

    FrontOnline
    06 Gusht 2020

    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, priti sot në takim njoftues ambasadorin e ri të Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde.

    Ajo me këtë rast ka thënë se Gjermania mbetet partneri kryesor i Kosovës në Evropë, duke qenë mbështetje e fortë e shtet-ndërtimit dhe zhvillimit.

    “Si aleat historik e strategjik i joni, dhe shtëpi e qindra mijëra bashkatdhetarëve tanë që jetojnë në Gjermani, Kosova është thellësisht e përkushtuar që të forcojë më tej marrëdhëniet bilaterale në fushat e interesit të përbashkët”, tha Haradinaj-Stublla.

    Në këtë takim u bisedua edhe për liberalizimin e vizave, për të cilin kryediplomatja kosovare theksoi se ky proces është vonuar, dhe se shpresat dhe pritjet e Kosovës për realizimin e të drejtës për lëvizjen pa viza gjatë Presidencës gjermane janë të larta.

    Haradinaj-Stublla, po ashtu, kërkoi që Gjermania të ketë rol aktiv në dialogun Kosovë-Serbi, në qartësimin e kornizës kohore dhe epilogut të njohjes reciproke në kufijtë ekzistues.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Korrik 2025
    Analisti Bekim Çollaku sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka komentuar deklarimet e presidentit amerikan, Donald Trump se ka ndalur një...
    Lajme14 Korrik 2025
    Opinionisti Ilir Deda sonte në “Rubikon” në Klan Kosova foli në lidhje me mundësinë e një sulmi nga Serbia. Ai tha se...
    Lajme14 Korrik 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Francës në Ditën Kombëtare të...
    Të tjera
    Bota/Rajoni14 Korrik 2025
    Në fillim të këtij viti, punonjësit e një kompanie farmaceutike nga Italia, shtinë krejt rastësisht në dorë, shifrat e rimbursimit të medikamenteve...
    Lajme14 Korrik 2025
    Ka përfunduar autopsia e 27-vjeçarit që vdiq gjersa po arrestohej nga pesë zyrtarë policor në Lipjan por jo edhe raporti mbi të....
    Lajme14 Korrik 2025
    Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi e ka quajtur “palaço”, kryeministrin në detyrë të Kosovës Albin Kurti. Ai ka thënë se...
    Lajme14 Korrik 2025
    Një incident ka ndodhur sot rreth orës 17:20 në rrugën “Kajtaz Rreci” në Skënderaj, ku një person i moshës madhore ka mbetur...
    Lajme14 Korrik 2025
    Ambasada e Francës në Kosovë në rastin e 14 korrikut Ditës Kombëtare të Francës ka pritur zyrtarë të lartë shtetëorë e figura...
    Lajme14 Korrik 2025
    Presidenca e Kosovës i ka bërë një përmbledhje vizitës së Presidentes Vjosa Osmani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Aty janë përmbledhur...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.