×
  • Lajme
  • Lajme

    Mot me shi në pesë ditët e ardhshme në Kosovë

    FrontOnline
    05 Gusht 2020

    Në fundjavë, butë dhe mot i ndryshueshëm. Të shtunën në mbrëmje më vonë priten reshje lokale shiuFushat e presionit të ulët që ndodhen mbi rajon, do të kushtëzojnë në fundjavë mot të ndryshueshëm, me vranësira dhe intervale me diell, e të shtunën gjatë natës priten edhe reshje lokale shiu, bën të ditur Prishtina Weather.Shërbimi i meteorologjisë njofton se rrymat e ngrohta ajrore nga Mesdheu vazhdojnë të sjellin mot të butë, me temperatura mbi vlera mesatare.

    “Ditën e hënë mbi rajon do të shtrihen fusha të presionit të lartë, ku do të favorizojnë mot të butë, me intervale më të gjata me diell.

    Nga dita e martë një vorbull ciklonike e fuqishme që do të formohet në Mesdhe, do të filloj të zhvendoset mbi rajon, ku pritet të sjellë vranësira dhe erëra, e ditën e mërkurë parashihen mundësi të reja për reshje më të qëndrueshme shiu”, thekson PW.Parashikimi për datat 9-13 nëntor:

    9.11 – Butë, vranësira dhe intervale me diell. Në mbrëmje vranësirat do të shtohen, e më vonë gjatë natës priten reshje lokale shiu.

    10.11 – Herët në mëngjes reshje lokale shiu. Ditën, pjesërisht vranët, me intervale më të gjata me diell. Në mbrëmje priten kthjellime.11.11 – Butë, pjesërisht vranët, me intervale më të gjata me diell. Në mëngjes më ftohtë, në ultësira mundësi për mjegull/mjegullinë.12.11-13.11 – Ditën e martë, kryesisht me vranësira dhe erë. Pasdite mundësi për riga lokale shiu. Ditën e mërkurë, kryesisht vranët, me erë, e kohë pas kohe me shi.Temperaturat minimale do të luhaten nga 3C deri në 10C, e maksimalet nga 15C deri në 17C.Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare jugore 2-7m/s, e ditën e martë do të fryjnë erëra të forta nga juglindja, me hove deri në 16m/s.Shtypja atmosferike do të luhatet rreth vlerave normale, e nga mesi i javës së ardhshme do të pësojë rënie të theksuar.

    Nesër këto zona do të mbesin pa rrymë deri në 7 orë
    Nga Rubrika
    Lajme03 Maj 2024
    Të shtunën e 4 majit ashtu si në mbarë botën edhe në Kosovë festohet Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve. Për ta shënuar këtë...
    Lajme03 Maj 2024
    Në fund të javës së ardhshme pritet që të përcaktohet agjenda e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës dhe të ketë...
    Lajme03 Maj 2024
    Drejtori i Televizionit të Kosovës, Rilind Gërvalla ka reaguar për gjuhën e përdorur nga deputeti Dimal Basha në studiot e RTK, duke e...
    Të tjera
    Sport03 Maj 2024
    Milot Rashica ka gjetur golin e pestë personal me fanellën e Besiktas në elitën e futbollit turk, në ndeshjen ku skuadra e...
    Lajme03 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se keqbërësit kibernetikë çdo ditë tentojnë të kryejnë sulme kibernetike të llojeve të ndryshme, duke shpresuar apo...
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    "Unë politikan nuk jam, jam veprimtar, dhe objekivi ynë është më i larti, dhe VLEN-in nuk e kemi pasur konkurrent, dhe në...
    Lajme03 Maj 2024
    Drejtori i televizionit në Radio Televizionin e Kosovës, Rilind Gërvalla i  ka drejtuar një letër organizatës “Reporterët pa kufij”, e ku tha se...
    Lajme03 Maj 2024
    Një rugovast është emocionuar gjatë takimit me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, shkruan Gazeta Express. Ai tha se është dridhur kur e...
    Lajme03 Maj 2024
    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar gjuhën e përdorur të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje Dimal Basha. Deputeti Dimal Basha e ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.