×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Punëtorët e Telekomit pa paga, presin deri të premten zgjidhje nga Kryeministri

    FrontOnline
    05 Gusht 2020

    Ditë më parë janë zhbllokuar llogaritë e Ndërmarrjes Publike, Telekomi i Kosovës, të cilat u bllokuan nga përmbaruesi privat për shkak të borxhit që kjo ndërmarrje ka ndaj kompanisë private Dardafon.

    Me bllokimin e llogarive nga përmbaruesi privat nga llogarit e Telekomit u morën të gjitha mjete kështu duke i lënë pa paga edhe punëtorët e kësaj ndërmarrje, raporton Front Online.

    Lidhur me këtë për Fron tOnline, ka folur kryetari i Sindikatës Profesionale të Telekomit të Kosovës, Mehmet Xhemajli.

    Ai tha se punëtorët e Telekomit ende nuk i kanë marrë pagat dhe se po presin që brenda javës t’i marrin pas premtimit që iu ka bërë kryeministri Hoti dhe ministri Blerim Kuçi.

    “Pagat nuk i kemi marrë për këtë muaj pasi që pas bllokimit të llogarive, llogaritë janë zbrazë nga përmbaruesit. Ne kemi pas takim me Kryeshefin Ekzekutiv ku nëpërmjet tij kemi kërkuar edhe nga bordi që t’i adresohet Ministrisë dhe Kryeministrit që ta mbajnë premtimin e tyre që deri me datë 5,6 do të zgjidhën të gjitha problemet dhe punëtorët t’i marrin pagat. Ne shpresojmë deri të premten që Kryeministri në veçanti të bëjë zgjidhje sepse ka qenë ai që na ka premtuar dhe presim nga Ministri që ta mbajnë fjalën dhe ta ndihmoj Telekomin që t’i sigurojnë pagat deri të premten”, tha ai për Front Online.

    Xhemajli tha se në rast se pagat e punëtorëve nuk ekzekutohen të premten, nga dita e hënë do t’i marrin të gjitha veprimet e garantuara me Ligjin për Sindikatat.

    “Nëse nuk dalin pagat, ne të hënën do t’i kemi takimet me sindikata dhe t’i marrim veprimet konkrete të cilat i kemi të lejuara me ligj. Ne jemi duke pritur deri të premten me mirëkuptim”, tha ai për Front Online.

     

     

     

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.