×
  • Lajme
  • Lajme

    Lutfi Haziri: Deri tash, Armend Zemaj është meritori i menaxhimit të pandemisë COVID-19

    FrontOnline
    04 Gusht 2020

    Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, po thotë se komentet e tij se menaxhimi i Qeverisë Hoti është katastrofik kanë qenë dashamirëse.

    Ai tani madje po lavdëron punën e Hotit, për të cilin tha se u infektua pikërisht për shkak të qeverisjes së tij të hapur dhe ndryshimit të menaxhimit.

    “Komentet e mia kanë qenë dashamirëse dhe s’e kam menduar në mënyrë të keqe në ditën kur e kam thënë se menaxhimi është katastrofik.Hoti u infektua si pasojë e kontaktit të punës. Ai aplikoi një organizim të hapur të qeverisjes. Ai po bën qeverisje të hapur, të butë, frontale dhe në krye me veten e tij. Infektimi ka ardhur si pasojë e kontakteve sepse një kryeministër që shkon në terren, përfshirë edhe Klinikën Infektive dhe komunat, e ka ekspozuar veten dhe përkundër aplikimit të masave mbrojtëse u infektua.75 për qind e të infektuarve janë punëtorë të sektorit publik dhe sektorit privat. Janë pasoja të punës”, tha ai.

    Haziri tha se nuk ishte vetëm Kosova që u hap dhe u rriten rastet, por se njëjtë ndodhi edhe në shumë shtete të tjera.

    Prandaj, ai në Info Magazine tha se meritat për menaxhimin e tanishëm e ka ministri i Shëndetësisë, bashkëpartiaku i tij, Armend Zemaj.

    “Derti tash Armend Zemaj është meritor për menaxhim. Natyrisht, që në kuptimin menaxherial e ka një përvojë të bartur si ish-deputet dhe si Armend. Ai nuk është tip që koncentron, centralizon detyra dhe ndoshta kjo i ka kushtuar në javët e para në menaxhim, sepse është munduar të bëjë një dekoncentrim, një shpërndaje të detyrave në institucione të caktuara. Por, ligji për shëndetin në Kosovë dhe mënyrën e organizimit të institucioneve është i centralizuar dhe kjo është në shpërputhje me kulturën menaxheriale që e ka sot ministri i Shëndetësisë. Besoj që përvoja e këtyre ditëve dhe në veçanti koordinimi i mirë me IKSHPK-në mund ta lehtësojë shumë mënyrën e menaxhimit të pandemisë në tërë territorin e Kosovës”.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Mbledhja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje duket se ka përfunduar. Kjo pasi që deputetët e kësaj partie janë parë teksa dalin...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ngushëllon familjen Maliqi nga Korrotica e Ulët e Drenasit, me rastin e ndarjes nga jeta të humanistit...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministrja e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Mimoza Kusari, ka nënshkruar vendimin për caktimin e çmimeve të produkteve të naftës, pas rritjes si...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka thënë se janë 4-5 kandidatë që janë përmendur për postin e presidentit derisa deklaroi se në...
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i ish-presidentes Atifete Jahjaga, është lakuar së fundmi rreth çështjes së zgjedhjes së shefit/es së shtetit, tani kur Kosova ka hyrë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth ka deklaruar se SHBA-ja dhe Izraeli sapo kanë nisur sulmet ndaj Iranit dhe se priten valë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Presidenti i Republikës Bajram Begaj dekretoi këtë të mërkurë ndrsyhimet në qeveri, të propozuara nga kryeministri Edi Rama. Belinda Balluku lë kabinetin...
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i Justina Pulës është përmendur sot në media si e propozuar nga PDK-ja për postin e presidentes. Rreth kësaj çështjeje, ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka mohuar se partia e tij ka një kandidat për President pas disa raportimeve se kryeakademikja Justina...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.