×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdekja e 7-vjeçares në Prishtinë, flet mjeku i ordinancës: Jemi të pastër në këtë punë

    FrontOnline
    04 Gusht 2020

    Një vajzë 7-vjeçare kishte shkuar për të bërë një fotografim të kokës në mëngjesin e sotëm, në ordinancën private “Poliklinika CT Scanner”.

    E njëjta ka humbur jetën, e për këtë familjarët të T.H po dyshojnë se mbesa e tyre ka ndërruar jetë nga mbi doza e anestezionit. Policia ka konfirmuar këtë rast si vdekje të dyshimtë, duke shtuar se janë duke punuar që të zbardhen rrethanat e vdekjes.

    KosovaPress ka kontaktuar me familjarët e viktimës për të mësuar detaje lidhur me rastin. Axha i saj, i cili ka folur në kushte anonimiteti ka treguar se mbesa e tij ka vdekur si shkak i mbi dozës së anestezionit.

    “Vajzën e kanë dërguar prindërit e saj sot në një ordinancë private në lagjen Ulpiana për të bërë rezonancë magnetike. Ne dyshojmë se ka vdekur si pasojë e mbi dozës së anestezionit. I kanë dhënë fillimisht por gjatë kohës sa ka qenë duke e bërë rezonancën ajo është zgjuar dhe pastaj i kanë dhënë mbi dozë. Është dërguar në Klinikën Emergjente, dhe për tri orë është provuar që të kthehet në jetë, por pa sukses”, ka treguar ai.

    Ndër të tjera, ai ka njoftuar se rasti është lajmëruar edhe në polici dhe se është njoftuar edhe prokurori. Po ashtu për KosovaPress axha i viktimës ka treguar se trupi i të miturës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

    Vdekja e vajzës është konfirmuar edhe nga zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

    Policia këtë rast po e konsideron të dyshimtë.

    “Sot në stacionin policor jugu në Prishtinë është hapur një rast Vdekje e dyshimtë. Viktimë në këtë rast është një femër (e mitur). Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin, ndërkohë që me urdhër të prokurorit trupi i viktimës është dërguar për obduksion”, ka thënë ajo për KosovaPress.

    Ekipi i KosovaPress-it ka vizituar gjatë ditës së sotme ordinancën private “Poliklinika CT Scanner”, por dyert e saj kanë qenë të mbyllura.

    Ndërkohë që përmes telefonit mjeku i kësaj klinike Arben Kutllovci ka shprehur keqardhje për këtë rast. Ai ka njoftuar se familjarët kishin kërkuar që rezonanca magnetike të bëhet me anestezion.

    “Zakonisht doza shkon me kilogramë të peshës trupore, ma merr mendja që i kanë llogarit krejt ata. Mbidoza është problem të bëhet, ndoshta, por nuk besoj. Sa i përket neve ne jemi krejt të pastër në këtë punë. Më e keqja është se si ndodhi. Këto janë gjëra që garancioni 100 për qind nuk po ka kurrë. Unë këtë paciente e kam pasur edhe përpara, nuk është tash që është bërë për herë të parë… Unë e kam pasur këtë paciente më të vjetër që ka ardhur edhe më parë të unë. Këta kanë ardhur i kanë kryer ekzaminimet, tash kanë kërkuar me anestezion për me u krye ajo. Ka bërë llaf me anesteziologun, unë nuk kam qenë këtu hiç”, ka deklaruar ai për KosovaPress.

    Kutllovci ka treguar se është intervistuar në lidhje me këtë rast, e po ashtu edhe anesteziologët.

    KosovaPress ka tentuar të marrë një përgjigje edhe nga Klinika Emergjente e QKUK-së, por që nuk dashur të prononcohen për këtë rast.

    Nga Rubrika
    Lajme21 Korrik 2025
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se në Shtime dega e tyre përfshinë 50% gra në listë. “Në qytetin e Shtimes, me...
    Lajme21 Korrik 2025
    Një aksident i rëndë në vendin e punës ka ndodhur sot në Gjakovë, ku dy punëtorë ndërtimtarë kanë humbur jetën pasi ranë...
    Lajme21 Korrik 2025
    Kryesuesi i Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës, Altin Sahiti, ka njoftuar për dorëheqjen e tij të parevokueshme nga kjo pozitë. Sahiti...
    Të tjera
    Lajme21 Korrik 2025
    Zëvendësdrejtori i “Zyrës për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë, Igor Popoviq, u arrestua të shtunën në Kosovë. Kjo pasi ai gjatë një...
    Lajme21 Korrik 2025
    Kandidati për kryetar të Komunës së Prishtinës, Uran Ismaili, ka njoftuar se të mërkurën, më 23 korrik, nga ora 19:30, do të...
    Bota/Rajoni21 Korrik 2025
    Një grua 82-vjeçare vdiq në Fondi (Latina) pasi u infektua me virusin e Nilit Perëndimor. Gruaja, banore e Romës u shtri në...
    Lajme21 Korrik 2025
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar për vdekjen e dy punëtorëve sot në Gjakovë, duke thënë se “humbja e jetës në...
    Lajme21 Korrik 2025
    Gjykata e Apelit e Kosovës ka anuluar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Dega në Lipjan për paraburgimin e pesë zyrtarëve policorë...
    Sport21 Korrik 2025
    Pavarësisht përparimeve në popullaritetin dhe të ardhurat që po gjeneron futbolli i femrave, hendeku financiar mes futbollisteve dhe futbollistëve vazhdon të jetë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.