×
  • Lajme
  • Lajme

    Në kohë pandemie, drejtori i Komunës së Mitrovicës marton djalin me dasëm, fotot i publikojnë në internet

    FrontOnline
    04 Gusht 2020

    Para dy betësh në Hotelin Lux në Mitrovicë, nikoqir ishte një zyrtar i lartë i Komunës së Mitrovicës. Drejtori Naser Muja ka martuar djalin A. Muja, për të cilin ka organizuar edhe ceremoni.

    “Jepi zë” ka marrë vesh nga burime brenda Policisë se një dasëm në këtë hotel është ndërprerë, pasi nuk lejohet me ligj.

    “Zyrtarë policorë me të marrë informacionin, kanë dalë në terren bashkë me inspektoratin. Dasma është ndërprerë, ndërkaq nuk ka pasur të arrestuar”, kanë thënë nga Policia.

    Gazeta ka provuar të flas edhe me drejtorin në fjalë, Naser Mujën, mirëpo ai nuk është përgjigjur në telefonatë e nuk ka kthyer as përgjigje me SMS.

    Sidoqoftë, se ka pasur organizim natën e mbrëmshme, e konfirmojnë edhe reagimet e stafit. Përveç shefes S.F, edhe menaxheri i hotelit ka thënë se ajo “ishte darkë familjare” dhe sipas tyre “jo dasëm”.

    Mirëpo, “Jepi zë” ka siguruar pamje nga organizimi që nuk duket thjesht “darkë”. Ai organizim, në fakt, ishte dasëm pasi shihet çifti dhe mysafirët, ani pse është e ndaluar me ligj.

    Duhet theksuar se, sipas vendimit të Qeverisë, ndalohen dasmat brenda dhe jashtë si dhe tubimet me mbi 5 persona.

    Ndryshe, në Mitrovicë po vazhdojnë të mbahen dasmat edhe pse nuk lejohet. Inspektorati, sipas informacioneve, ka shqiptatuar edhe gjoba, për të cilat do të raportohet ndërkohë.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.