×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Shkaku i pandemisë, bie numri i ndërmarrjeve të reja të regjistruara në Kosovë

    FrontOnline
    02 Gusht 2020

    Pasiguria e krijuar pas shpërthimit të pandemisë ndikoi në rënien e ndërmarrjeve të reja të regjistruara gjatë muajve mars-qershor. Gjatë kësaj periudhe, janë regjistruar vetëm 2 mijë e 33 ndërmarrje apo 23.4 për qind më pak sesa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

    Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave, rënie të regjistrimit të ndërmarrjeve të reja prej -12.3 për qind ka pasur edhe krahasuar me tremujorin e parë të këtij viti.

    Kjo rënie sipas përfaqësuesve të bizneseve është e pritshme, pasi siç thonë, pandemia ka shkaktuar çrregullime në shumë sektorë dhe industri. Por, kryetari i Odës Ekonomike Amerikane të Kosovës, Arian Zeka, tha se dallimi prej vetëm -12.3 për qind krahasuar me tremujorin e parë dëshmon besim të lartë, pavarësisht ndikimit negativ që pandemia ka pasur në sektorin privat, raporton KOHA.

    “Pandemia ka shkaktuar çrregullime në shumë sektorë dhe industri, duke vështirësuar mbijetesën e shumë ndërmarrjeve ekzistuese, megjithatë në çrregullim krijohen edhe mundësi të reja për biznese, sidomos ato nga sektori i teknologjisë së informacionit dhe komunikimeve. Pandemia covid-19 ka krijuar një hapësirë të re për prodhuesit vendorë, por edhe rrethana nxitëse për transformimin digjital. Kjo rrit nevojën që edhe fondet përkrahëse të Qeverisë, institucioneve ndërkombëtare dhe financiare dhe organizatave donatore të fokusohen në këto industri”, ka thënë Arian Zeka, kryetar i Odës Ekonomike Amerikane të Kosovës.

    Ndërkohë, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka ngritur dyshime se shumë ndërmarrje janë krijuar në këtë kohë edhe për të përfituar nga përkrahja e mundshme e shtetit.

    “Pandemia ka pasur ndikim negativ në të gjithë sektorët e ekonomisë dhe dinamikën e ekonomisë, përfshirë edhe aktivitetin ndërmarrës dhe investiv. Çdo vit Kosova ka pasur trend në rritje të regjistrimit të ndërmarrjeve të reja. Ky është viti i parë që ka këtë trend negativ në raport me krijimin e ndërmarrjeve të reja. Kjo do të ndikojë negativisht edhe në krijimin e vendeve të reja të punës”, ka thënë Berat Rukiqi, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës.

    Të dhënat e ASK-së tregojnë se aktivitetet ekonomike më të preferuarat gjatë tremujorit të dytë ishin tregtia me shumicë dhe pakicë, ndërtimtaria dhe prodhimi.

    Pandemia ndikoi në ekonominë e brishtë të Kosovës. Pasojat janë ndier kryesisht në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, veçanërisht në sektorin e gastronomisë dhe pasuritë e patundshme. Pasoja ka edhe në rënien e fuqisë blerëse të qytetarëve.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.