×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri Selimi viziton të burgosurit, premton kushte më të mira

    FrontOnline
    31 Korrik 2020

    Ministri Selimi, krye imami i BIK-ut, Bajgora e drejtori i SHKK-së, Thaçi, vizituan burgun e sigurisë së lartë

    Po presin vizitorë për bajram.

    E këtu në Burgun e Sigurisë së Lart, për festën e Kurban Bajramit erdhi Ministri i Drejtësisë Selim Selimi

    Ai po shoqërohej nga kryeimami i BIK-ut, Sabri Bajgora e drejtori i SHKK-së, Nehat Thaçi.

    E arsyen e vizitës, ia treguan ushtruesit të detyrës së drejtorit të këtij burgu, Burim Buleshkajt.

    Më pas, ata vazhduan dhe panë për së afërmi vendin ku të burgosurit bisedojnë online me familjarët e tyre.

    Kjo mënyrë e komunikimit iu mundësua të burgosurve, pasi që vizitat fizike janë ndërprerë për shkak të pandemisë COVID-19.

    Nikoqiri vazhdoi edhe më tutje, e ua tregoi edhe vendin ku të dënuarit angazhohen e bëjnë punë të ndryshme.

    Ani pse askush në këtë institucion nuk është i infektuar me virusin korona, ata janë të pajisur me barna e shtretër për trajtimin e pacientëve.

    E derisa Selimi, Bajogra e Thaçi po shkonin të takoheshin me disa prej të burgosurve, gjithçka po monitorohej nga gardian të Shërbimit Korrektues.

    Këtu ata dhuruan ëmbëlsira e pije freskuese për ata që po vuajnë dënimin në këtë burg.

    Ndërsa me maska mbrojtëse e duke respektuar masat mbrojtëse, dëgjuan ankesat e kërkesat e të burgosurve.

    Mirëpo televizioni nuk u lejua që të xhiroi bisedën mes tyre.

    Pasi përfundoi bisedat me të burgosurit në 3 pavijone të ndryshme të burgut të sigurisë së lartë, ministri Selim Selimi tregoi për rregullimet ligjore që ai do ti bëjë.

    E krye imami i Bikut shprehu dëshirën që këta të burgosur të ndryshojnë sjelljes e tyre pas daljes nga burgu.

    Burgu i Sigurisë së Lart është i vendosur në fshatin Gërdoc të Podujevës, dhe në të është paraparë që të vuajnë dënimet, të dënuarit me mbi 15 vjet burgim.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.