Nëse kjo ju ka ndodhur edhe juve, dhe keni menduar se jeni personi i vetëm në planetin Tokë me të tilla qime mutante që rriten jashtë lëkurës suaj, thjesht dijeni se nuk jeni vetëm.

Këtu janë disa arsye që e shpjegojnë këtë fenomen!

Dermatologët tregojnë që qimet e vetme anormale të gjata shkaktohen nga faktorë hormonal dhe gjenetikë që bëjnë që flokë të veçantë të rriten më gjatë se të tjerët.

Mutacionet e rastësishme lejojnë që disa folikuj “të zgjedhur” të qimeve të qëndrojnë më gjatë në të ashtuquajturën fazë anagjene në të cilën qimet rriten në mënyrë aktive.

Si rezultat, kjo gjëndër e vetme ka më shumë kohë për të rritur një qime më të gjatë. Luhatjet hormonale që ndodhin në vende të ndryshme, si mjekër ose qafë, gjithashtu mund të shkaktojnë këto anomalitë e qimeve.

Nëse këto qime ju shqetësojnë, dermatologët sugjerojnë t’i këpusni me piskatore si zakonisht, shkruan Class.

Disa nga ne që papritmas gjejnë të tilla qime anormalisht të gjata në trup kanë ndjesinë se ato u rritën brenda natës. Sidoqoftë, ky thjesht mund të jetë perceptimi ynë.

Këto qime janë shumë të holla dhe të afërta me ngjyrën e lëkurës sonë dhe nuk janë vështirë të vërehen në krahasim me qimet e tjera “normale”.