×
  • Lajme
  • Lajme

    Bahtiri kërkesë BIK që të lejohet falja e Bajramit në sheshin e Mitrovicës

    FrontOnline
    30 Korrik 2020

    Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, pas lajmit se do të ndalohet falja e namazit të Bajramit, i është drejtuar me një kërkesë myftiut Tërnava për lejimin e faljes së namazit në sheshin e Mitrovicës.

    Bahtiri thekson se janë të gatshëm në bashkëpunim me BIK, të bëjnë gjitha përgatitjet e nevojshme që falja e namazit të Kurbam Bajramit të organizohet në sheshin e Mitrovicës duke respektuar rekomandimet e IKShP-së.“Të dashur qytetarë të Mitrovicës, mendoj se kjo është edhe kërkesë e juaja dhe shpresoj të shqyrtohet seriozisht nga BIK-u” shkruan Bahtiri raporton Gazeta Blic.

    Njoftimi i plotë:

    Pas lajmit të publikuar për ndalimin e faljes së namazit të Kurban Bajramit në xhamia, sot i jam drejtuar Myftiut të Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, me kërkesë për shqyrtimin e mundësisë së lejimit të faljes në sheshin e Mitrovicës.
    Pra, na si institucion komunal në bashkëpunim me degën e BIK-ut në Mitrovicë, jemi të gatshëm t’i bëjmë gjitha përgatitjet e nevojshme që falja e namazit të Kurbam Bajramit të organizohet në sheshin e Mitrovicës duke respektuar rekomandimet e IKShP-së për mbajtjen e distancës sociale prej 1.5 metra përmes vendosjes së pikave, bartjes së maskave dhe materialit dezinfektues.

    Të dashur qytetarë të Mitrovicës, mendoj se kjo është edhe kërkesë e juaja dhe shpresoj të shqyrtohet seriozisht nga BIK-u.Me respekt,Agim Bahtiri
    Kryetar i Komunës së Mitrovicës.

     

    “Devolli Corporation” shpallet Punëdhënësi, Eksportuesi dhe Tatimpaguesi i vitit 2023, e vetmja korporatë që rrëmben tri çmimet e OEK
    Nga Rubrika
    Lajme08 Maj 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka takuar sot në SHBA, guvernatorin e Teksasit, Greg Abbott. Me të, kanë diskutuar për thellimin e...
    Lajme08 Maj 2024
    Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektudhëzimin Administrativ për Bashkëpunimin e Strukturave dhe Mekanizmave Institucionalë me Organizatat Joqeveritare për Realizimin e Politikave për...
    Lajme08 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e radhës të Qeverisë sot ka folur lidhur me kushtëzimin me Asociacion për anëtarësimin në...
    Të tjera
    Lajme08 Maj 2024
    Mëngjesin e sotëm, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, e nisi me homazhe te lapidari i fshatit Saradran të Istogut, në...
    Lajme08 Maj 2024
    Procesi i regjistrimit të popullsisë po shkon drejt fazës përmbyllëse. Deri më tash sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës janë regjistruar mbi...
    Lajme08 Maj 2024
    Njësia për Kontroll të Autostradave e Policisë së Kosovës ka identifikuar shoferin duke drejtuar motoçikletën e pa regjistruar. Bëhet e ditur se...
    Lajme08 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka vizituar sot Gjakovën ku është pritur nga i pari i kësaj...
    Lajme08 Maj 2024
    Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, pasi ka votuar për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe atyre parlamentare është pyetur...
    Sport08 Maj 2024
    “I çrregullt dhe zhgënjyes”. Me këto fjalë e përditshmja “L`Equipe” ka vlerësuar paraqitjen e Kylian Mbappe-s në ndeshjen kundër Borussia Dortmundit. Në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.