×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Kosova, “në fund të pusit” në rajon me masa për shpëtimin e ekonomisë

    FrontOnline
    27 Korrik 2020

    Kosova, krahasuar me vendet e rajonit, i ka dalë më së paku në ndihmë bizneseve dhe ekonomisë, për të rikuperuar humbjet që i kanë pasur gjatë pandemisë COVID-19, thonë ekspertë dhe përfaqësues të bizneseve.
    Derisa disa nga vendet e rajonit kanë filluar me zbatimin e pakos së tretë, e cila i ndihmon qytetarët dhe bizneset, Kosova ende nuk ka zbatuar në tërësi Pakon e parë emergjente fiskale, në vlerë prej rreth 180 milionë eurosh.
    Për shkak të mungesës së buxhetit, deri më tani nga kjo pako janë shpërndarë te qytetarët vetëm rreth 80 milionë euro.

    Sipas një platforme të Fondit Monetar Ndërkombëtar, e cila ndjek politikat ekonomike që qeveritë po ndërmarrim për të kufizuar ndikimin e pandemisë COVID-19 te qytetarët dhe ekonomitë, vë në pah se:
    Serbia ka përgatitur një paketë masash ekonomike për të luftuar krizën e shkaktuar nga koronavirusi në vlerë prej rreth 3 miliardë euro.
    Ndërkohë, Qeveria e Malit të Zi më 23 korrik ka njoftuar se ka miratuar një paketë prej 1.2 miliard euro për të mbështetur qytetarët dhe ekonominë në zbutjen e efekteve të pandemisë së koronavirusit.
    Pakoja prej 1.2 miliard eurosh, është pakoja e tretë e miratuar nga Qeveria e Malit të Zi, pasi paraprakisht ishin edhe dy pako të tjera në vlerë prej 320 milionë euro.
    Qeveria e Shqipërisë ka miratuar dy pako mbështetëse për qytetarët dhe bizneset e prekura nga pandemia e koronavirusit, me një madhësi të kombinuar prej afër 400 milionë euro.
    Qeveria e Maqedonisë së Veriut, me qëllim zbutjen e pasojave nga koronavirusi, që shkakton sëmundjen COVID-19, ka ndihmuar me rreth 550 milionë euro kompanitë dhe shtresat e rrezikuara të qytetarëve.
    Kosova ka miratuar Pakon emergjente fiskale në mars , që është në vlerë prej afër 180 milionë euro dhe Pakon për rimëkëmbje ekonomike në vlerë prej rreth 380 milionë euro. Por, Pakoja për rimëkëmbje ekonomike nuk mund të zbatohet pa miratimin e Projektligji për rishikimin e buxhetit 2020.
    Ky projektligji është miratuar në lexim të parë në Kuvendin e Kosovës më 13 korrik dhe është proceduar në komisione parlamentare, në mënyrë që i njëjti të sillet në kuvend për votimin përfundimtar.
    Kosova u vonua në zbatimin e masave të ndihmës
    Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, tha për Radion Evropa e Lirë se në krahasim me shtete e Ballkanit Perëndimor, Kosova është relativisht vonë në zbatimin e masave në përkrahje të ndërmarrjeve dhe punonjësve të afektuar pas shpërthimit të pandemisë COVID-19.
    “Qeveria e Maqedonisë (së Veriut) ka ndërhyrë me një pako monetare në vlerë prej 550 milionë euro, pa i përfshirë këtu lehtësirat fiskale, diçka që në vendin tonë ende nuk e kemi parë. Po ashtu, Mali i Zi i cili para pak ditëve ka paralajmëruar pakon e trete në vlerë 1.2 miliard euro, ndërsa dy pakot e para kanë pasur një shumë prej 320 milionë euro”, thotë Zeka.
    Ai shton se nëse krahasohen këto dy shtete me Kosovën, shumë lehtë mund të shihet sesa larg është Kosova që të zë hapin për të rikuperuar ekonominë nga pasojat që po i shkakton pandemia.
    “Situata që ndodhemi konfirmon të gjitha parashikimet tonë, parashikimet e zymta sa i përket rikuperimit ekonomik. Ne si OEAK kemi thënë se vonesa e shtetit edhe në miratimin e këtyre pakove dhe zbatimin e masave, do të bëjë që Kosova të humbasë hapin edhe sa i përket rimëkëmbjes ekonomike dhe zhvillimit ekonomik në përgjithësi”, thotë Zeka.
    Në anën tjetër, eksperti i çështjeve ekonomike, Safet Gërxhaliu, thotë për Radion Evropa e Lirë, se fakti që Kosova ende është në zbatim të Pakos emergjente fiskale tregon se është shumë vonë në rimëkëmbjen ekonomike krahasuar me vendet e rajonit.
    “Jemi dëshmitarë që vendet e rajonit kanë bërë shumë hapa, progres, për të ndihmuar sektorin privat dhe qytetarët. Në Kosovë shumë më shumë flitet sesa veprohet. Kur kemi gjendje emergjente duhet që të gjithë akterët relevantë të orientohen në një qëllim, që të minimizojnë pasojat e pandemisë në aspektin ekonomik dhe social, por në Kosovë edhe më tutje vazhdohet avazi tjetër, që për qëllime politike dhe për pushtet shkatërrohet shteti dhe shoqëria”, thotë Gërxhaliu.
    A do të shpëtohet ekonomia?
    Gërxhaliu shton se me këtë trend të zbatimit të Pakos emergjente fiskale dhe atë të rimëkëmbjes ekonomike, do të jetë shumë sfiduese shpëtimi i ekonomisë nga pasojat që po i shkaktohen nga pandemia COVID-19.
    Ai thotë se dëmet janë të mëdha dhe se Kosovës i duhet një infuzion financiar në vlerë prej 1.4 miliard euro për të ndihmuar ekonominë.
    “Nëse nuk do të ketë mbështetje të bizneseve dhe qytetarëve dhe nuk do të aktivizohet indikatori i konsumit, vërtet do të jetë sfiduese të flitet për rimëkëmbje ekonomike”, thotë Gërxhaliu.
    Rikthimi i masave për mbrojtje nga COVID-19, humbje e madhe për ekonominë
    Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami në një intervistë për Radion Evropa e Lirë ka thënë se sipas parashikimeve, ekonomia e Kosovës do të ketë një tkurrje ekonomike në vitin 2020 minus 3 për qind, por që një kalkulim i saktë, sipas saj, do mund të bëhet në fund të vitit.
    Ndërkaq, sipas parashikimeve të mekanizmave ndërkombëtarë, siç janë Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, ekonomia e Kosovës mund të shënojë rënie ekonomike mbi 5 për qind.

    Menaxho shpenzimet dhe fito zbritje me aplikacionin e Petrol Company
    Nga Rubrika
    Ekonomi11 Maj 2024
    Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK) Lulzim Rafuna, në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se sipas parashikimeve të tyre...
    Ekonomi10 Maj 2024
    Hykmete Bajrami, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), i ka reaguar Donika Gërvallës, ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD),...
    Ekonomi08 Maj 2024
    18.6 milionë euro. Kaq para i ka ndarë Banka Botërore për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në Kosovë. Kjo në kuadër të Projektit...
    Të tjera
    Bota/Rajoni11 Maj 2024
    Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot me kthjellime dhe vranësira, të cilat në zonën jugore do të jenë deri të...
    Lajme11 Maj 2024
    Të premten në Vushtrri është arrestuar një person pasi i njëjti kishte kanosur një zyrtar policor, derisa kishte qenë në detyrë, njofton...
    Lajme11 Maj 2024
    Forca e Sigurisë e Kosovës, ka njoftuar se kontingjenti i FSK-së, nga Regjimenti i tretë i Këmbësorisë i është bashkuar 43 shteteve...
    Lajme11 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një paciente femër shtetase e Serbisë është gjetur pa shenja jete. Rasti ka ndodhur...
    Lajme11 Maj 2024
    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se një votim i dështuar për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës,...
    Lajme11 Maj 2024
    Moti gjatë vikendit në Kosovë do të jetë me vranësira e me diell, ku temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.