×
  • Lajme
  • Lajme

    Mjeku shqiptar në Suedi: Së paku një vit keni imuniteti pasi ta kaloni COVID-19

    FrontOnline
    26 Korrik 2020

    Rushit Arifi, mjek në Suedi, ka shkruar lidhur me imunitetin që fitohet pasi ta kryeni COVID-19. Ka thënë se së paku një vit ke imunitet pavarësisht rezultateve të testeve aktuale.

    “Mirëpo tash veç se dihet pothuajse sigurt se prezenca e antitrupave duhet të jep edhe imunitet se paku për një vit, pasi që me kohë zvoglohet edhe numëri i antitrupave”, ka shkruar ai.

    Lexo Edhe:
    IPK konfirmon operacionin në Gjakovë: Arrestuam një polic e tre qytetarë
    Postimi i plotë

    Dy tri fjalë të gjata rreth imunitetit. U mundova sa ma thjesht që dita.

    Deri para pak kohe ka pasë një pasiguri të madhe rreth lidhshmerisë se antitrupave dhe imunitetit. Mirëpo tash veç se dihet pothuajse sigurt se prezenca e antitrupave duhet të jep edhe imunitet se paku për një vit, pasi që me kohë zvoglohet edhe numëri i antitrupave. Pra mundemi me thën që nese në test tregohet prezenca e antitrupave, me sigurinë ma të madhe ke krijue imunitet.

    Mirëpo infektologët, epidemiologët dhe virologët e kan vrejtë se tek një numër i madh i atyre që kan qenë pozitiv në testin për Covid, pas infektimit nuk kan zhvillue antitrupa.

    Sipas tyre kjo fare nuk do të thot se ata nuk jan imun. Se paku deri me tani nuk ka fare ose shumë rrallë raste që brenda ketyre 6-7 muajëve dikush është infektuar 2 here.

    Ata që nuk kan krijue antitrupa, në vend të tyre i kan zhvilluar të ashtuquajturat qelizat T apo T-cells, (rruza të bardhë të gjakut) të cilat kan për detyrë poashtu të i luftojnë virusët.

    Dallimi në mes të antitrupave dhe qelizave T është se antitrupat e sulmojnë direkt virusin kurse qelizat T e sulmojnë direkt jo vetëm virusin por edhe qelizën e infektuar me virus dhe i shkatrrojnë të dyjat.

    Është me rëndësi të kuptohet se Ne kurr nuk do të jemi as me zero imunitet e as me 100% imunitet nese veç një here kam qenë te infektuar. Do jemi të sigurt përafërsisht 1 vit por pastaj Ne mundemi prap të infektohemi, por herave tjera do ta kalojmë më leht pasi që edhe antitrupat tonë por edhe qelizat T do ta njohin virusin me kohë dhe do ta sulmojnë pa arritë të shkaktoj dëme si herën e parë.

    Sipas një studimi nga “Karolinska Institutet”, rreth 50% e të gjith të infektuarve nuk i kan zhvilluar antitrupat por kjo nuk do të thot se ata nuk jan imun. Imunitetin e tyre e garantojnë qelizat T.

    Studimi me i ri nga po ky institut tregon se më shumë jan ata që kan krijue ndonjë imunitet përmes qelizave T se ata me antitrupa. Ne kët studim jan gjetë qeliza T edhe tek antaret e familjës ku dikush nga ta ka qenë me simptome por edhe tek ata antarë në atë familje që fare nuk kan pasë simptome. Sipas të gjitha gjasave edhe pse në testin për antitrupa kan dalë negativ dhe nuk kan pasë asnjëher simptome, ata kan krijue imunitet.

    Duke u bazue në njohuritë që ekzistojnë nga përvoja me infektimet me virusët tjerë nga familja corona, imuniteti me T-cells është pa aq efektiv sa imuniteti me antitrupa.

    Për dallim nga testimi i antitrupave, testimi i qelizave T apo “T-cells” është shumë më i komplikuar dhe testet e rendomta të antitrupave nuk tregojnë prezencën e këtyre qelizave. Instituti i Karolinës shpreson se së shpejti do të zhvillohen edhe këto teste në mënyrë që testimi të bëhet në shkallë ma të madhe dhe të testohen masat e gjana të njerëzve.

    Nese e ke kalue infekcionin me Covid 19 dhe dëshiron ta kuptosh se a ke krijue antitrupa edhe nese rezultati të del negativ, Ti me sigurinë ma të madhe ke imunitet. Duhet të dijme se testet munden me dalë pozitiv në virus edhe nese e ke kaluar qe një kohë pasi që testi reagon edhe ne mbetje të virusve të vdekur.

    Black Friday –  Eja dhe ndaj emocionet e zbritjes ekstreme në Comodita Home
    Nga Rubrika
    Lajme04 Maj 2024
    Largimi i mjekëve nga Kosovë për të kërkuar punë dhe kushte më të mira në vende të ndryshme të botës, mbetet sfidë...
    Lajme04 Maj 2024
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha i ka reaguar AGK-së dhe RTK-së. Ai ka shkruar në ‘Facebook”, se asnjëherë nuk e...
    Lajme04 Maj 2024
    Një vetaksident ka ndodhur mesditën e së shtunës në magjistralen Duhël-Suharekë, ku si pasojë kanë dy persona kanë marrë lëndime të lehta....
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Maj 2024
    Të paktën 14 njerëz kanë vdekur, pasi përmbytjet e mëdha dhe rrëshqitjet e dheut goditën ishullin Sulawesi të Indonezisë, me një popullsi...
    Sport04 Maj 2024
    Real Madrid ka vazhduar me rezultate pozitive në La Liga, duke triumfuar ndaj Cadizit. “Los Blancos” bën një tjetër paraqitje solide për...
    Lajme04 Maj 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë, Dega në Gllogoc, Departamenti i Përgjithshëm Penal njofton se ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në...
    Lajme04 Maj 2024
    Sot në qytetin Eger të Hungarisë është bërë zbulimi i bustit të heroit kombëtar shqiptar, Gjergj Kastriotit-Skënderbeut. Busti është vendosur në sheshin...
    Lajme04 Maj 2024
    Kosova ka rënë 19 vende më poshtë sa i përket Indeksit të Lirisë së Shtypit.Kështu thuhet në raportin e fundit të publikuar...
    Bota/Rajoni04 Maj 2024
    Fronti Evropian e ka bërë të qartë edhe njëherë se për ta është e papranueshme Qeveria e cila nuk do të përfshijë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.