×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Ia vranë prindërit, adoleshentja afgane merr hakun – merr kallashnikovin, vret dy talebanë dhe plagos disa të tjerë

    FrontOnline
    21 Korrik 2020

    Një vajzë adoleshente afgane është përshëndetur në mediat sociale për “heroizmin” e saj pasi luftoi javën e kaluar kundër militantëve talebanë që vranë prindërit e saj.

    Sipas BBC, vajza mori pushkën e familjes AK-47, pushkatoi dy prej militantëve dhe plagosi disa të tjerë, thanë zyrtarët lokalë në provincën Ghor.

    Talibanët erdhën në shtëpi sepse babai i vajzës ishte një përkrahës i qeverisë, shtuan ata.

    Ndërkohë bëhet e ditur se një foto e vajzës që mban armën është bërë virale ditët e fundit.

    Por më vonë, më shumë militantë erdhën për të sulmuar shtëpinë, në fshatin Griwa, por “u mundën” nga fshatarët dhe milicitë pro-qeveritare.

    Zyrtarët thanë se vajza, që besohet të ishte e moshës midis 14 dhe 16 vjeç, dhe vëllai i saj i vogël ishte dërguar në një vend më të sigurt.

    “Ne e dimë se prindërit janë të pazëvendësueshëm, por hakmarrja juaj do t’ju japë paqe relative”, ka shkruar Mohamed Saleh në Facebook.

    Sipas mediave lokale, Ghor është një nga provincat perëndimore më të pazhvilluara të Afganistanit dhe incidencat e dhunës ndaj grave janë të larta.

    Talibanët nënshkruan një marrëveshje paqeje me SHBA në shkurt, por shumë prej anëtarëve të saj vazhdojnë të kërkojnë rrëzimin e qeverisë dhe kushtetutës aktuale në Afganistan.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.