×
  • Lajme
  • Front TV
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Ky është hoteli luksoz në Durrës me superoferta promocionale për kosovarët

    FrontOnline
    21 Korrik 2020

    Ndodhet pranë detit. Me një pamje fantastike, kompleksi i hoteleve “Grand Blue Fafa Resort & SPA” ofron mundësi pushimi “All Inclusive” për të gjithë pushuesit që zgjedhin Durrësin si destinacion për këtë verë.

    Pronari i hotelit “Grand Blue Fafa”, Fatos Cerenishti tha për Front Online se janë marrë të gjitha masat e nevojshme sa i përket higjienës për parandalimin e pandemisë Covid-19 dhe deri më tani janë përmbushur 80 % e kapaciteteve në dispozicion.

    “Sigurisht që ky është një prej viteve më të vështira për turizmin shqiptarë. Pritshmëria jonë në fillim të zezonës ishte më e vogël. Por, tani falë bashkëpunimit që e kemi pasur me agjencitë turistike kosovare, por edhe me partnerët tanë që kemi bashkëpunim 4-5 vjeçar kemi arritur që të mbushim deri në 80% të kapaciteteve tona”, ka thënë Cerenishti.

    Bashkëpunimi shumëvjeçar ndërmjet kompanisë turistike “Sharr Travel” dhe hotelit “Grand Blue Fafa”, ka bërë që edhe për këtë vit të gjithë qytetarëve nga Kosova të ju mundësohet një sezon turistike me një çmim të përgjysmuar.

    “Sigurisht që një punë të jashtëzakonshme ka bërë kompania turistike “Sharr Travel”, me drejtorin e saj Ruzhdi Kurtishaj. Ai ka qenë një prej pionierëve të parë që e ka nisur sjelljen e turistëve të parë të Kosovës. Me shifrat me turistët që i kemi aktualisht, ne jemi të kënaqur. Kjo është bërë e mundshme edhe falë edhe përkushtimit të jashtëzakonshme të stafit të Fafës”, tha Cerenishti.

    Stafi i këtij hotelit madje është trajnuar edhe për masat parandaluese të Covid-19.

    Cerebishti ka edhe një thirrje për të gjithë qytetarët që kanë dilema për t’i bërë pushimet.

    “Ne kemi pasur edhe trajnime të vazhdueshme të stafit, dhe ata kanë qenë rigoroz sa i përket edhe higjienës. Dhe ky është viti i higjienës, se pa të nuk mund të arrijmë të mposhtim virusin. Ashtu siç thonë edhe specialistët, që dielli e neutralizon virusin. Dhe ky është një lajm pozitiv që të gjithë të frekuentojnë plazhet”, tha më tej ai.

    Stafi i “Grand Blue Fafa” po ashtu me gjithë koston e lartë që i ka kushtuar, ka të formuar edhe një ekip e cila merret ekskluzivisht me respektimin rigoroz të masave mbrojtëse ndaj pandemisë.

    “Ne kemi krijuar një grup koordinimi që merret vetëm me këtë punë dhe është një kosto shtesë të gjitha hotelet të gjirit të Durrësit për sa i përket këtij grupi që ka marrë përsipër këto masa. Është shumë i vëmendshëm dhe i disiplinuar”, bëri të ditur pronari i hotelit “Grand Blue Fafa”.

    Përveç turistëve shqiptarë, ky hotel mbetet i preferuari edhe nga pushues evropian si dhe ata nga shtete skandinave.

    “Në Hotelet Fafa po bëhen mbi 5 vjet që bashkëpunojmë me kompani shumë prestigjioze evropiane dhe skandinave. Dhe falë bashkëpunimit që kemi pasur me këto agjenci kemi një staf të trajnuar mirë, i kemi kushtuar rëndësinë e duhur pjesës së duhur, sepse është kërkesë e tregut që ne e kemi perfeksionuar vit pas vitit”, tha pronari Fatos Cerenishti.

    Kompleksi i hoteleve “Grand Blue Fafa” i një standardi të larti, veçohet edhe për nga shërbimi cilësor si dhe kuzhina e pasur me ushqime bio.

    “Kemi një det shumë të pasur, pasi siç e thash vendet skandinave para fillimit të zezonës bëjnë matjet në det. Ata duan çdo gjë perfekt. Shërbimi shumë i mirë, personeli i kualifikuar, ushqimet janë bio. Përveç kuzhinierëve shqiptarë që kanë punuar në Itali, kam edhe kuzhinierë turq që janë specialistë të shërbimit ‘All Inclusive’, thonë që ushqimet shqiptare kanë shije më të mirë”, tha kështu pronari Cerebishti.

    Kurtishaj: “Sharr Travel” me oferta promocionale për t’i kaluar pushimet në Shqipëri

    Në anën tjetër, drejtori i kompanisë turistike “Sharr Travel”, Ruzhdi Kurtishaj, i ka thënë Front Online se me përhapjen e pandemisë në fillim të zezonës verore, qytetarët kishin dilemat e tyre nëse do të vizitonin Shqipërinë edhe këtë sezon verore.

    Sipas tij, tanimë një gjë e tillë ka ndryshuar.

    Kurtishaj thotë se pronaret e hoteleve në Shqipëri i kanë marrë të gjitha masat ndaj Covid-19, dhe gjithçka i është kthyer normalitet.

    “Çështja e udhëtimet për qytetarët nga Kosova për në bregdetin e Durrësit, është tashme e zgjidhur, sepse janë shumë kompani që mbajnë linja të rregullta jo vetëm gjatë zezonës verore por edhe dimërore. Çmimet janë shumë të lira. Të flasim për një biletë 10 euro, ky është një çmim shumë i lirë. Kur kemi parasysh çështjen e Covid-19 dhe mungesën e të hyrave për shumë familje, kjo do të jetë një ndihmesë shumë e madhe”, ka bërë të ditur Kurtishaj.

    Sipas Kurtishajt, tanimë qytetarët nga Kosova mund të marrin oferta promocionale me një çmim shumë më të lirë, për dallim nga vitet e kaluara.

    Ai përmendi edhe bashkëpunimin e mirëfilltë që “Sharr Travel” ka ndërtuar me këto hotele në Shqipëri, duke ju mundësuar pushuesve nga Kosova, ta kalojnë një pushim veror me çmime shumë më të lira.

    “Është mundësi e mirë për të gjithë qytetarët që me këto oferta promovuese, që me sloganin që ka nxjerr ministri i Turizmit Blendi Klosi, “Pusho Shqip”, ne ju kemi bashkangjitur me të gjitha aktivitetet kësaj ministrie. Ne kemi mbajtur edhe takime informuese dhe bashkëpunuese. Falë bashkëpunimit me këto hotele ne i kemi edhe këto çmime me zbritje, pushuesi ushqehet shqip, por edhe gjatë pushimit flet shqip”, theksoi më tej Kurtishaj.

    Sipas tij, për dallim nga viti i kaluar sa ishte çmimi 70 euro për ta kaluar një natë në komplekset e hoteleve “Grand Blue Fafa”, pushuesit kosovarë përmes kompanisë që ai drejton, “Sharr Travel”, mund të marrin këtë ofertë me vetëm 54 euro.

    “Sa i përket çështjeve materiale dhe mirëqenies së tyre. Është me rëndësi të themi se ne kemi zbritje të ofertave, nga 70 euro sa ishin vitin e kaluar me all inclusive, këtë vit si ‘Sharr Travel’ falë një bashkëpunimi dhe mirëkuptimi që kam gjet nga ana e ‘Grand Blue Fafa’ ne kemi dalë me një ofertë prej vetëm 54 eurove e cila ofertë ka gjet një përkrahje të madhe te qytetarët e Kosovës”, ka thënë në fund Kurtishaj.

    Qytetarët nga Kosova që dëshirojnë t’i kalojnë pushimet verore në këtë kompleks turistik, mund t’i rezervojnë pushimet me çmime promocionale në kompaninë turistike “Sharr Travel”, e cila prej më shumë se dy dekadash vazhdon të jetë lider në fushën e turizmit./FrontOnline/

    (Hapësirë e sponzorizuar nga hotel “Grand Blue Fafa)

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për vendet që s’do të kenë rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme07 Maj 2024
    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thirrur mbledhjen e Kryesisë së partisë pas zhvillimeve të fundit në vend. Siç mëson Gazeta Express,...
    Lajme07 Maj 2024
    Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të ndërmarrë hapa konkretë për themelimin e Asociacionit, në mënyrë...
    Lajme07 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje bizneseve që ta forcojnë edhe më tej bashkëpunimin me Qeverinë, raporton Ekonomia Online....
    Të tjera
    Lajme07 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar dëshmorët që ranë 25 vjet më parë në Çabrat të Gjakovës. “Në një ditë si...
    Lajme07 Maj 2024
    Sot është gjetur edhe trupi i pajetë i djalit 3-vjeçar, në lumin Buna. Lajmi u konfirmua nga drejtues të Agjencisë Kombëtare të...
    Lajme07 Maj 2024
    Gjatë vikendit, Policia në Pejë ka sekuestruar 40 motoçikleta të llojeve të ndryshme, ndërsa për shoferët janë lëshuar fletëgjoba pёr kundёrvajtjet: mos...
    Lajme07 Maj 2024
    Mjeku i njohur nga Gjilani, Hajriz Ibrahimi është pensionuar pas 36 vitesh shërbimi e përkujdesje ndaj pacientëve, raporton Front Online. Në vitin...
    Lajme07 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është duke qëndruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Osmani ka thënë se roli i SHBA-së ka...
    Lajme07 Maj 2024
    Festa tradicionale e Shën Gjergjit është festuar dje në Babaj të Bokës në Gjakovë. Një mosmarrëveshje për një lojë tradicionale në këtë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.