×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria u ka kërkuar Devollëve t’i zhbllokojnë llogaritë e Telekomit deri në tetor

    FrontOnline
    21 Korrik 2020

    Lidhur me gjendjen në Telekom pas bllokimit të llogarive bankare Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerim Kuçi është shprehur se duke pasur parasysh që Telekomi ofron shërbime publike, janë detyruar të marrin veprime në cilësinë e aksionarit.

    Ai në komisionin për Ekonomi tha se pas një takimi që kanë pasur me Qeverinë, Telekomin dhe Dardafonin kanë kërkuar nga kjo e fundit për një marrëveshje që të paktën deri më 1 tetor ti zhbllokojë llogaritë bankare.

    “Duke pasur parasysh që Telekomi ofron shërbime publike, në këtë situatë jemi detyruar të marrim veprime në cilësinë e aksionarët dhe veprimet nga ne janë takimi ke bordin e Telekomit ku bordi ka kërkuar ndihmën me gjykatën e apelit, takim kreditorin Dardafone”.

    “Ne presim që të kemi marrëveshje për amortizimin apo shlyerjen e borxheve dhe presim studim për alternativat e ardhshme të së ardhmes së Telekomit. Para privatizimit duhet të përmirësohet performanca”,raporton gazeta express.

    Kuçi mes tjerash ka thënë se janë në pritje të “Dardafone” për një përgjigje për zhbllokimin e mjeteve.

    “Ne jemi në fazën e pritjes së Dardafone për një përgjigje për debllokimin e mjeteve. Ne në këtë fazë jemi duke gjetur mundësinë e debllokimit dhe që të kryej shërbime në raportet me qytetarët”.

    “Deri sot kemi deklarata por daljen prej kësaj zgjedhje nuk. e kemi me shkrim nga Telkomi. Çështja e miqësia në raport me Dardafone parë është deklaratë politike dhe ndërmarrje dhe me dhanë raport për daljen nga kjo deklarata”.

    Deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se pse nuk ka ndodhur më herët, ngase sipas tij, kjo i bie neglizhencë.

    “A është ndërmarr diçka që ju e dini dhe a e keni bërë ankesën në gjykatën e apelit dhe kush e ka zgjedhur përmbaruesin”.

    “Nëse është dashtë me ndodh moti kundërpadia dhe nuk ka ndodh atëherë ne kemi problem të madh dhe që i bie neglizhencë dhe duhet me ju kthyer të gjithë ish-ministrave se pse nuk ka ndodh kjo kundërpadi”, tha Krasniqi.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.