×
  • Kronika
  • Kronika

    Kërkohet paraburgim për djalin që vrau me sëpatë të atin në Fushë Kosovë

    FrontOnline
    21 Korrik 2020

    Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, paraburgim për persona me çrregullime mendore, kërkesë për shqiptimin e masës së trajtimit të detyrueshëm psikiatrik për personin me inicialet M.R., pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë”, nga neni 173 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

    Rasti ka ndodhur në Fushë Kosovë, ku dyshohet se personi me inicialet M.R., ka privuar nga jeta viktimën, babain e tij, me sëpatë, mjet ky i cili është gjetur në vendin e ngjarjes.

    Prokurori kujdestar i Departamentit për Krime të Rënda të kësaj prokurorie, ka lëshuar urdhëresë për obduksion. Ndërsa, për të dyshuarin ka paraqitur kërkesë për ekzaminim psikiatrik.

    Po ashtu, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ju njofton se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rastit në fjalë.

    Njoftimet nga KEDS, vendet që do të mbesin nesër pa rrymë
    Nga Rubrika
    Kronika16 Tetor 2024
    Një burrë është arrestuar në Prishtinë pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje të çastit e ka sulmuar bashkëshorten e tij. Pas...
    Kronika16 Tetor 2024
    I mituri, i cili sot rreth orës 9:45, gjatë një përleshjeje, është therur me thikë nga një i mitur tjetër, është dërguar...
    Bota/Rajoni16 Tetor 2024
    Një ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkurë në Kamëz. Policia njofton se gjyshi ka përplasur aksidentalisht me makinë nipin...
    Të tjera
    Bota/Rajoni16 Tetor 2024
    Plani i Izraelit për t'iu përgjigjur sulmit të Iranit të 1 tetorit është gati. Burime konfidenciale për median e njohur amerikane CNN...
    Lajme16 Tetor 2024
    Vrasja e 18-vjeçarit Lulzim Fejzullahut, më 20 janar të këtij viti e pati tronditur opinionin. Vendimi ndaj dy të akuzuarve, mori formën...
    Lajme16 Tetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka konfirmuar se buqeta me lule me të cilat ai dhe ekipa e tij u panë të hynë në...
    Vip16 Tetor 2024
    inan Hoxhës iu ofrua të ishte pjesë e edicionit të katërt të “Big Brother VIP Albania”, por ai refuzoi. Kësaj oferte, ai...
    Lajme16 Tetor 2024
    Është mbyllur konkursi për pranimin e ushtarëve të rinj. Kështu ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes me anë të një postimi...
    Lajme16 Tetor 2024
    Avokati Gent Gjini, i angazhuar nga familja e të vrarit në Serbi, Faton Hajrizi, ka njoftuar se do t’i dorëzojë paditë dhe...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.