×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdiq para dy ditësh, 74-vjeçarja sot rezulton e infektuar me koronavirus

    FrontOnline
    19 Korrik 2020

    Para dy ditësh ka vdekur një grua 74-vjeçare nga fshati Bradash i Podujevës, mirëpo ajo sot ka rezultuar se ka qenë e infektuar me koronavirus.

    Rastin e ka konfirmuar epidemiologia, Bedria Rama e cila ka thënë se e ndjera kishte pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

    Sipas saj, janë 65 raste aktive me koronavirus në Podujevë, prej tyre shtatë persona janë të shtrirë në Klinikën Infektive në QKUK.

    “65 raste janë aktive. Në Klinikën Infektive janë shtatë persona të shtrirë. Sot janë konfirmuar tri raste pozitive, janë të fshatrave. Një rast është i Bradashit, ku ka vdekur para dy ditësh, por rezultati është konfirmuar sot, ka qenë edhe me sëmundje të rënda shoqëruese, mirëpo edhe me koronavirus”, ka thënë Rama për Gazetën Sinjali.

    Rama ka theksuar se kanë mungesë të testeve për koronavirus, pasi sipas saj kohëve të fundit janë duke i bërë vetëm 10 teste në ditë.

    “Në Podujevë janë testuar 20-25 persona në ditë për koronavirus, por kohëve të fundit 10, pasi nuk po kemi teste”. raporton Gazeta Sinjali.

    Shqipëria mbushet me turistë kosovarë falë Sharr Travel
    Nga Rubrika
    Lajme04 Maj 2024
    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës shënoi Javën e Imunizimit si dhe 50-vjetorin e implementimit të Programit të Zgjeruar të Imunizimit...
    Lajme04 Maj 2024
    Asociacioni i Gazetarëve ka reaguar sërish ndaj deputetit Dimal Basha, pasi që ky i fundit nuk pranoi të ketë intimiduar gazetaren e...
    Lajme04 Maj 2024
    Profesori amerikan në Universitetin Johns Hopkins, Daniel Server, tha se qeveria e re serbe përfshin ministra që tashmë janë sanksionuar nga SHBA-ja...
    Të tjera
    Lajme04 Maj 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka qëndruan për vizitë në Gjilan, ku bashkë me kreun e degës së kësaj partie atje bënë...
    Sport04 Maj 2024
    Real Madridi edhe zyrtarisht ka siguruar titullin kampion në La Liga, pasi Barcelona nuk ia doli që të fitojë tri pikët në...
    Sport04 Maj 2024
    Gara për titull në elitën e futbollit në Maqedoninë e Veriut është bërë mjaft e fortë, me Shkëndijën dhe Strugën që komandojnë...
    Lajme04 Maj 2024
    Largimi i mjekëve nga Kosovë për të kërkuar punë dhe kushte më të mira në vende të ndryshme të botës, mbetet sfidë...
    Lajme04 Maj 2024
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha i ka reaguar AGK-së dhe RTK-së. Ai ka shkruar në ‘Facebook”, se asnjëherë nuk e...
    Lajme04 Maj 2024
    Një vetaksident ka ndodhur mesditën e së shtunës në magjistralen Duhël-Suharekë, ku si pasojë kanë dy persona kanë marrë lëndime të lehta....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.