×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    46-vjeçari nga Filipine ka parë katër herë ‘vdekjen me sy’ si pasojë e Covid-19

    FrontOnline
    17 Korrik 2020

    Disa mund të ndihen me fat, pasi kjo pandemi globale nuk i sulmon në mënyrë agresive.

    Ndërsa disa të tjerë që janë “përqafuar” me sëmundjen, kanë hasur një beteje të ashpër me të.

    E tillë është dhe historia e 46-vjeçarit nga Filipine Francis Naratefeliciano.

    Ai për mbi 72 ditë ka qëndruar në njësinë e kujdesit intensiv, nën pushtetin e “ventilatorëve” dhe rreth katër herë, ka pësuar dëmtime në tru e ka rrezikuar së tepërmi të ndërrojë jetë.

    Francis thotë se filloi të ndjej simptomat e COVID-19 në muajin prill, kishte temperaturë të lartë, kollë të thatë dhe ethe.

    Pasi shkoi në spital mësoi se ishte i infektuar me virusin vdekjeprurës.

    Mjekët e këshilluan që të shtrohej në spital dhe që nga ajo ditë gjendja e tij shëndetësore po përkeqësohej gjithnjë e më shumë.

    “Pacienti ishte në gjendje shumë kritike, kishte vështirësi në frymëmarrje dhe në shumë raste ventilatori nuk e furnizonte me oksigjen. E kishte të nevojshme të vendosej nën intubim”, u shpreh mjeku Hayder Matouk, i cili po trajton në spital Francis.

    Më tej ai shtoi:

    “Ne rreth katër herë kemi humbur çdo shpresë për Francis, por ai rezistonte edhe pse ‘gjysmë i vdekur’ luftonte për jetën. Mushkëritë e tij janë dëmtuar përgjithmonë, përjetimi i sëmundjes i ka bërë atij që herë pas here të humbasë përkohësisht kujtesën”.

    Në lidhje për sëmundjen ka folur dhe vetë 46-vjeçari. Ai iu shpreh falenderues Zotit që sot është ende në jetë . Gjithashtu nuk mungoi nga ai dhe një falenderim për stafin e spitalit, të cilët i quan familje.

    “Falenderoj Zotin që i mbijetova kësaj fatkeqësie të tmerrshme dhe falenderoj spitalin që nuk hoqi dorë nga unë dhe u kujdes aq shumë. Ndihem më mirë tani. Jam në gjendje të flas me familjen time me anë të platformave online. Shpresoj të shërohem plotësisht dhe pres me padurim të takoj gruan dhe djalin”, tha Francis./TCH

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.