×
  • Lajme
  • Lajme

    COVID-19 në Kosovë/ 2708 raste aktive, 124 të vdekur dhe 320 pacientë të hospitalizuar

    FrontOnline
    17 Korrik 2020

    Në Kosovë ditëve të fundit ka rënë numri i rasteve të reja krahasuar me 3 javët e fundit ku ka pasur një rritje të madhe të rasteve pozitive.

    Dje në Kosovë janë testuar gjithsej 459 pacientë të dyshuar se janë të infektuar me koronavirus dhe prej tyre 103 kanë rezultuar pozitivë.

    Së këndejmi, numri total i rasteve pozitive me koronavirus ka shkuar në 5472 derisa prej tyre janë shëruar gjithsej 2640 pacientë.

    Duke llogaritur numrin e pacientëve të shëruar (2640) dhe vdekjeve nga koronavirusi në Kosovë që janë gjithsej 124 raste, atëherë numri i rasteve aktive është 2708.

    Prishtina është qyteti me më së shumti raste aktive në Kosovë, ndërsa së fundmi kryeqyteti ka siguruar testet serologjike me të cilat do të hetohet edhe imuniteti i popullsisë.

    E kështu, nga 2708 raste aktive sa janë gjithsej, mbi 315 pacientë po trajtohen në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Klinikën Infektive dhe Spitalet Rajonale.

    Në konferencën e djeshme, kreu i Ministrisë së Shëndetësisë dhe drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, Naser Ramadani thanë se kanë rritur kapacitetet edhe në disa spitale rajonale.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Korrik 2025
    Policia rajonale e Prishtinës ka njoftuar se javën e kaluar ka realizuar 200 urdhëresa të gjykatës. “ Nga zyrtarët policor të rajonit...
    Lajme14 Korrik 2025
    Leonard Ademaj, vëllai i Liridona Ademajt, përshkroi në detaje reagimin e familjes pas ngjarjes, sjelljen e Naim Murselit pas krimit, dhe dëshminë...
    Lajme14 Korrik 2025
    Leonard Ademaj, vëllai i Liridonës, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli, po vazhdon dëshminë e tij para Gjykatës...
    Të tjera
    Kronika14 Korrik 2025
    Dy persona janë arrestuar në Pejë, pasi që kishin sulmuar zyrtarët policorë, në kohën kur po iu shqiptonin gjobë për kundërvajtje. Si...
    Kronika14 Korrik 2025
    Pesë raste të dhunës në familje janë përfshirë në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. Katër prej tyre janë raportuar në...
    Kronika14 Korrik 2025
    Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë lidhur me plagosjen që ndodhi të dielën në qytetin e Shtimes. Ngjarja ka ndodhur më...
    Lajme14 Korrik 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka sqaruar se ndërrimi i Qendrës së Votimit vetëm brenda komunës, është një shërbim që ky institucion e...
    Lajme14 Korrik 2025
    Pothuajse gjithë jetën ia kushtuan sigurisë dhe mbrojtjes. Disa në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, pastaj në Trupat Mbrojtëse të Kosovës e së...
    Bota/Rajoni14 Korrik 2025
    Presidenti francez Emmanuel Macron ka përshkruar planet për një rritje të madhe të shpenzimeve për mbrojtjen, duke paralajmëruar se liria e Evropës...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.