×
  • Lajme
  • Lajme

    LVV reagon pas akuzave të PDK-së për Telekomin: Sejdi Hoxha i ka kushtuar Postës mbi 50 mijë euro për dy vite

    FrontOnline
    17 Korrik 2020

    Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Përparim Kryeziu ka reaguar pas akuzave të deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Sejdiu Hoxha, i cili ka thënë se LVV është fajtore për gjendjen e krijuar në Telekom.

    Kryeziu ka thënë se deputeti Sejdi Hoxha sa ishte kryeshef i Postës ka përfituar mijëra euro, ndërkohë që ndërmarrja ka punuar në humbje.

    “Sejdi Hoxha, deputet i PDK-së dhe deri para një viti Kryeshef Ekzekutiv i Postës së Kosovës, e cila deri në vitin 2011 ishte një me Telekomin, paska sulmuar Lëvizjen VETËVENDOSJE! përmes një konference për shtyp për gjendjen e krijuar në Telekom.

    Pra, ai që duke qenë PDK u bë Kryeshef në një ndërmarrje publike nga viti 2012-2019 vetëm për t’u rikthyer më pas sërish në origjinë si deputet i PDK-së, qenka shqetësuar tash për Telekomin.
    Ky deputet që po ja don “të mirën” Telekomit e po e sulmon LVV-në, ka përfituar mijëra euro duke qenë në krye të Postës e cila operonte me humbje milionëshe nën drejtimin e tij, përderisa LVV organizonte tryeza, interpelanca, e seanca të jashtëzakonshme në kundërshtim të shkatërrimit të Postës dhe Telekomit”, ka shkruar Kryeziu në Facebook.

    Zëdhënësi i LVV-së, thotë se Hoxha në vitin 2017 dhe 2018 i ka kushtuar Postës 50 mijë e 309 euro.

    “Në vitin 2017 dhe 2018, z. Hoxha i ka kushtuar Postës 50 mijë e 309 euro, respektivisht 40 mijë e 438 euro (paga, bonuse, mëditje, shpenzime të telefonit, derivateve dhe reprezentacionit). Pra, rreth 4 mijë euro në muaj. Teksa, sipas raportit të auditorit të vitit 2018 Posta e Kosovës vazhdonte të operonte me humbje milionëshe, dhe për çdo vit kërkonte mbështetje financiare për pagat e punëtorëve, kryeshefi i kësaj kompanie, z. Hoxha, vetëm për shpenzime telefoni në vitin 2017 kishte harxhuar plot 8 mijë e 143 euro”, thotë ai.

    Në fund të reagimit, Kryeziu ka thënë se “personat të cilët kanë vjelur ndërmarrjet publike jo rastësisht vijnë nga partia e cila është përgjegjësja më e madhe e shkatërrimit ekonomik”.

    “Këta persona që kanë vjelur ndërmarrjet publike e që jo rastësisht vijnë nga partia e cila është përgjegjësja më e madhe e shkatërrimit ekonomik e dëmtimit të ndërmarrjeve publike, po na shfaqen kinse të shqetësuar për to. Duket që z. Hoxha sot paska vendosur të hedhë mjegull, por shifrat janë të qarta”.

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet
    Nga Rubrika
    Lajme27 Prill 2024
    Kryetari i Mitrovicës, njëherësh edhe kandidati për kryeministër nga radhët e PDK’së, Bedri Hamza ka kujtuar Masakrën e Mejës ku 367 civilë...
    Lajme27 Prill 2024
    Dhuna në familje, nuk është problem vetëm në Kosovë, kjo po ndodh edhe në Shqipëri. Atje pothuajse çdo ditë arrestohet një person,...
    Lajme27 Prill 2024
    Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është një periudhat më të rëndësishme të historisë së Kosovës. Shumë dëshmorë dhanë jetën pë liriné...
    Të tjera
    Bota/Rajoni27 Prill 2024
    Ilir Meta është sërish president, kësaj here jo në krye të shtetit, por të Partisë së Lirisë. Në Konventën e zhvilluar këtë...
    Lajme27 Prill 2024
    Kori “Siparantum” nën dirigjimin e Memli Kelmendit ka arritur të fitojë vendin e parë në kategorinë G në “European Festival for Young...
    Vip27 Prill 2024
    Talenti dhe pasioni i Dafina Zeqirit për muzikën nuk njeh kufij, dhe kjo vërtetohet sërish me publikimin e këngës së saj më...
    Lajme27 Prill 2024
    Kryetari i LDK-së në Ferizaj, Visar Azemi ka thënë se gjendja me mbeturinat në këtë qytet është shqetësuese. Ai tha se Ferizaj...
    Sport27 Prill 2024
    Borussia Dortmund me mendjen në ndeshjen gjysmëfinale të  Champions League me Paris Saint-Germain është mposhtur të shtunën në Bundesliga nga Leipzig. Ndeshja...
    Lajme27 Prill 2024
    Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci ka marrë pjesë në konferencën e Dialogut të Sigurisë në Budapest të Hungarisë. Aty ai...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.