×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Zemaj: Kosova ka rritur kapacitetet për t’u ballafaquar me Covid-19

    FrontOnline
    17 Korrik 2020

    Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj priti sot në takim Ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, Çagrı Sakar me të cilin biseduan për bashkëpunimin në shëndetësi midis dy shteteve.

    Ministri Zemaj falënderoi Ambasador Sakar për kontributin e dhënë nga Turqia për Kosovën në angazhimet për një përgjigje sa më adekuate ndaj pandemisë Covid-19.

    Ambasadori Çagrı Sakar ka theksuar se pandemia Covid-19 ka sfiduar të gjitha shtetet dhe në këtë kontekst, solidariteti mes popujve dhe bashkëpunimi ka rëndësi të jashtëzakonshme.

    Ai tha se për popullatën është me shumë rëndësi që të zbatohen masat e ndërmarra nga Qeveria dhe rekomandimet e dhëna nga ekspertët mjekësor.

    Ministri Zemaj tha se Kosova ka rritur kapacitetet për t’u ballafaquar me Covid-19, ndërsa bashkëpunimi me partnerët strategjik ka rëndësi të madhe për të këmbyer eksperiencat, por dhe për të ofruar ndihmën e njëri- tjetrit.

    Sipas komunikatës së MShsë, në fillim të pandemisë, Republika e Turqisë ka ndihmuar Kosovën me një kontigjent të madh ndihmash kryesisht në pajisje mbrojtëse profesionale, shtretër e aparaturë, ndërsa ditë më parë kë ndihmuar edhe në hapjen e maternitetit të ri në Kujdesin Parësor Shëndetësor të Komunës së Istogut.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.