×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministria e Kthimit shpenzoi rreth 100 mijë € për pagat e 20 punëtorëve serb që nuk shkonin në punë

    FrontOnline
    17 Korrik 2020

    Ministria për Komunitete dhe Kthim, të cilën e udhëheq për vite me radhë Dalibor Jevtiq, ka shpenzuar rreth 100 mijë euro për pagat e 20 punëtorëve, të cilët nuk shkonin kurrë në punë, raporton portali “Front Online”.

    Kështu thuhet në raportin e Zyrës Kombëtare të Auditimit për auditimin e pasqyrave financiare të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim.

    “Sipas vendimit nr. 06/39 të datës 22.07.2015, Qeveria e Kosovës ka aprovuar konkluzionet e dakorduara për Shpërbërjen e të ashtuquajturës “Mbrojta Civile”, e cila ka funksionuar në komunat veriore të Kosovës, si dhe mbështet zotimet e përcaktuara me këto konkluzione. Përmes këtij vendimi, obligohen ministritë dhe agjencitë përkatëse që të bëjnë zbatimin e konkluzioneve sipas përgjegjësisë ligjore. MKK ka qenë e obliguar t’i sistemoj 21 punëtorë të komunitetit serb, ndërsa në vitin 2019 janë 20 të punësuar, sepse një zyrtar ka dhënë dorëheqje. Zyrtarët e lartcekur, në vitin 2019, nuk ishin paraqitur në vendin e punës, përderisa Ministria në baza të rregullta kishte bërë pagesën e pagave të tyre për vitin 2019 në vlerë totale 98,362 euro”, thuhet mes tjerash në raportin e Auditorit.

    /Front Online/

     

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.