×
  • Lajme
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Rekorderi Ali Ahmeti: Fitoi 7 palë zgjedhje parlamentare në kampin shqiptar në Maqedoni

    FrontOnline
    16 Korrik 2020

    Të mërkurën (15 korrik 2020) në Maqedoninë e Veriut janë mbajtur zgjedhjet e parakohshme parlamentare, që ishin caktuar të mbahen në muajin nëntor.

    Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev, kërkoi votime të parakohshme pasi Këshilli Evropian nuk ia dha dritën e gjelbër Maqedonisë së Veriut për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian, shkruan Klan Kosova.

    Pas rezultateve preliminare, Zoran Zaev (njëherësh kryetar i LSDM-së), ka thënë se partia që ai e drejton është duke fituar në këto zgjedhje.

    “Jemi në epërsi prej 3 deputetëve ndaj VMRO-DPMN. Fituam dhe po fitojmë. Vendosëm për një të nesërme më të mirë. Kishim zgjedhje me standarde evropiane, siç i shkon për shtati një vendi anëtar të NATO-s”.

    “Tash fokusin me ia dhënë për koalicionin…Koncepti një shoqëri për të gjithë, e mundi patriotizmin e rrejshëm. Pason zhvillimi ekonomik dhe rritja e pagave për qytetarët për të gjithë. Pasojnë bisedimet për anëtarësim në BE dhe pason drejtësia”.

    “Kjo do të jetë Qeveri e qytetarëve jo e partive politike. Nuk di nëse do të bëjmë koalicion me BDI-në. Po i presim rezultatet përfundimtare ta dimë se ku jemi, pastaj flasim”.

    Mirëpo kush është kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, i cili po konsiderohet si fitues i votave shqiptare në vendin fqinj?

    Ali Ahmeti që i hyri politikës në vitin 2002 me krijimin e partisë që e drejton sot e asaj dite ka fituar shumicën e votave të shqiptarëve që jetojnë në Maqedoninë fqinje.

    Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2002, BDI fitoi 12.1% të votave popullore (70% të votave shqiptare) dhe 16 nga 120 vende në Kuvend.

    Nga 2002 deri 2006 ishte pjesë e koalicionit qeverisës së bashku me Bashkimin Socialdemokratik të Maqedonisë (LSDM) dhe Partinë Liberal Demokratike.

    Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2006, BDI formoi koalicion me Partinë për Prosperitet Demokratik dhe Lidhjen Demokratike të Boshnjakëve. Ky koalicion mori 12.2% të votave dhe 16 vende në Kuvend.

    Megjithëse BDI fitoi numrin më të madh të vendeve në Kuvend midis partive etnike shqiptare (13); partneri i saj maqedonas i koalicionit humbi zgjedhjet, pasi Nikolla Gruevski nuk arriti t’i marrë shumicën e votave për të marrë pjesë në qeverinë e re. Vendin e saj e zuri partia e dytë më e madhe politike shqiptare, Partia Demokratike e Shqiptarëve.

    Sidoqoftë, pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të vitit 2008, BDI u kthye në qeveri në koalicion me VMRO-ДПМНЕ.

    Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2011, BDI mori 10.2% të votave të përgjithshme, duke fituar 15 vende në Kuvend.

    Edhe gjatë këtyre zgjedhjeve, Ahmeti ka deklaruar se partia e tij është fituese absolute e votave shqiptare.

    Para turmës së mbështetësve dhe mediave, ai tha se kanë marrë mbi 100 mijë vota si dhe kanë siguruar 12 deputetë në Kuvendin e ri maqedonas.

    “Jemi fitues absolut të zgjedhjeve. Kemi siguruar 100 mijë vota dhe 12 vende në Kuvend dhe jemi në rrugë të mirë për mandatin e 13-të. Edhe njëherë do të doja nga zemra t’ju falënderoj”.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    KESCO, në cilësinë e Furnizuesit të Shërbimit Universal, njofton se në përputhje me Ligjin për Energjinë Elektrike dhe me kërkesë të Zyrës...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri ka dërguar pyetje në KEK në lidhje me thëngjillin përgjatë vitit 2025 dhe 2026. Këto pyetje ajo...
    Lajme04 Mars 2026
    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se nga java e ardhshme do të nisë procesi i nënshkrimit të kontratave për shërbime,...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Katari është vënë në shënjestër të dy raketave balistike iraniane, thotë ministria e tij e mbrojtjes. Njëra prej këtyre raketave u kap...
    Sport04 Mars 2026
    Ndeshja midis kampionëve të Evropës, Spanjës dhe mbajtësve të Kupës së Amerikës, Argjentinës, ishte planifikuar të luhej më 27 mars në stadiumin...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Franca ka vendosur avionë luftarakë “Rafale” mbi qiellin e Emirateve të Bashkuara Arabe për të mbrojtur bazat e saj ushtarake atje, tha...
    Lajme04 Mars 2026
    Blerim Canaj, analist politik duke folur për ”Front Online” lidhur me zhvillimet rreth zgjedhjes së presidentit ka hedhur dyshime mbi kandidaturat që...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.