Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi ka reaguar pas lajmit për bllokimin e llogarive bankare në Telekom nga ana e përmbaruesit privat për rastin me “Z-Mobile“.
Kuçi ka thënë se ky bllokim është shqetësues dhe se ministria që ai drejton po merret intensivisht me institucionet relevante për të gjetur zgjidhje.
Ai ka ftuar punëtorët e Telekomit dhe akterët tjerë të jenë racionalë në deklarata dhe veprime.
Reagimi i plotë:
Rreth situatës së krijuar me Telekomin e Kosovës
Gjatë ditës së sotme keni mundur të lexoni në medie rreth bllokimit të llogarive bankare të Telekomit të Kosovës.
Ky bllokim natyrisht që na shqetësuar dhe i gjithë kabineti im po merret intensivisht me institucionet relevante për të gjetur zgjidhje.
Filli i kësaj situate që po ndodhë sot është në vitin 2016, kur operatori ekonomik “Dardafon.net” ka fituar në Tribunalit Ndërkombëtarë të Arbitrazhit, aty ku i është njohur e drejta për përmbarim të borxhit.
Tashmë kemi një vendim të Gjykatës Themelore të Prishtinës që urdhëron përmbarim, mirëpo jam i bindur që do të arrijmë më të mirën e mundshme. Ne kemi azhornuar takimet dhe besojmë në zgjidhje.
Ftoj punëtorët e Telekomit dhe akterët tjerë të jenë racionalë në deklarata dhe veprime.
Blerim Kuçi, ministër i Ekonomisë dhe Ambientit