×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjini merr mbështetje nga Tahiri për projektet e Komunës së Gjakovës

    FrontOnline
    15 Korrik 2020

    Kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini ka pritur sot në takim zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Tahiri, me të cilin ka bashkëbiseduar për tema të ndryshme që kanë të bëjnë me komunën e Gjakovës.

    Fillimisht zëvendëskryeministri Tahiri e ka uruar kryetarin Gjini për punën e suksesshme që po e bën për zhvillimin e gjithmbarshëm të komunës së Gjakovës, duke shtuar se kryetari Gjini mbetet një shembull i mirë se si duhet punuar dhe angazhuar për një qeverisje lokale të suksesshme dhe efikase.

    Nga ana tjetër, Gjini ka thënë se në takim me zëvendëskryeministrin Tahiri ka marrë premtime për vazhdimin e mbështetjes institucionale të qeverisë së Kosovës për projektet e mëdha në komunën e Gjakovës.

    Gjini është shprehur i lumtur që me përkrahjen e qeverisë qendrore, Komuna e Gjakovës do të ketë mundësi të realizojë shumë projekte, qoftë nga ato që tashmë vetëm kanë filluar ,qoftë edhe projekte të reja, të cilat do të kenë ndikim të madh në përmirësimin e jetës së qytetarëve.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.