×
  • Lajme
  • Lajme

    AUV ka shqiptuar 132 gjoba, po mbikëqyren edhe varrimet e personave të vdekur nga COVID-19

    FrontOnline
    14 Korrik 2020

    Prej fillimit të pandemisë së coronavirusit në Kosovë, Inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës kanë kryer inspektime në 1 mijë e 382 subjekte.

    Janë shqiptuar 132 gjoba, janë lëshuar 3 mijë e 886 vendime për izolim dhe janë lëshuar 2 mijë e 003 vendime për dalje nga izolimi.

    Përvec tyre, zëdhënsi i AUV, Lamir Thaçi ka treguar janë mbikëqyrur edhe 82 procedura të varrimit për personat që kanë vdekur nga COVID-19.

    Thaçi ka thënë për Reporteri.net se kapacitetet e Inspektoratit Sanitar të Agjencisë se Ushqimit dhe Veterinarisë për mbikëqyrje të zbatimit të masave për luftimin e pandemisë janë shumë të vogla.

    “Numri i përgjithshëm i Inspektorëve Sanitar në nivel lokal është 45, ndërsa në nivelin qendror AUV 14. Puna e inspektoratit kryhet bazuar në planin e kontrolleve zyrtare, mirëpo tani Inspektorati Sanitar ka kaluar në planin emergjent ku varësisht në bazë të situatës epidemiologjike në vend, Vendimeve të Ministrisë se Shëndetësisë dhe Qeverisë se Kosovës të cilat janë të bazuara nga rekomandimet e IKSHP-së, Inspektorati zhvendos kontrollet sipas masave që kërkohen”, ka thënë Thaçi për Gazetën Online Reporteri.net.

    Gjatë kësaj periudhe AVUK ka bërë inspektime në subjektet afariste hoteliere, operatorëve të biznesit, çerdheve , shkollave , institucioneve arsimore, aeroporteve, pikave kufitare etj, lëshimin –nxjerrjen e vendimeve për izolim për personat që konstatohen se janë të prekur me COVID 19, lëshimin e Vendimeve për personat fizik në kohën që tejkalojnë fazën e izolimit- shërimit (në momentin që vlerësohen si të shëruar) dhe mbikëqyrjen e procedurave të varrimit për personat që kanë vdekur nga COVID-19.

    Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë konfirmuar gjithsej 5,118 raste pozitive me coronavirus, ku prej tyre 108 kanë humbur jetën, ndërsa 2,370 janë shëruar.

    Momentalisht në Kosovë janë 2,640 raste aktive me COVID-19.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.