×
  • Lajme
  • Lajme

    Foreign Policy: SHBA-ja dhe BE-ja pajtohen se Serbia duhet ta njohë Kosovën, s’pajtohen se si

    FrontOnline
    14 Korrik 2020

    Pranimi prej Serbisë, i pavarësisë së Kosovës, paraqet synim kryesor gjeostrategjik në Ballkan, si për qeverinë e SHBA-së, ashtu edhe të BE-së, por këto fuqi perëndimore janë thellësisht të ndara rreth asaj se si të arrihet një gjë e tillë, shkruan në një analizë të “Foreign Policy”, teksa komentohen zhvillimet e lidhura me publikimin e aktakuzës ndaj Thaçit, teksa ai ishte rrugës për në Washington.

    “Qëndrimi mbizotërues në Bruksel është se një gjë e tillë duhet të bëhet duke e nxitur Serbinë ta pranojë status-quonë dhe vullnetshëm të heqë dorë prej pretendimeve të veta mbi Kosovën – qasje kjo të cilën qeveria në Beograd vazhdimisht e ka hedhur poshtë”, shkruan revista prestigjioze amerikane.

    Administrata e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, në anën tjetër, është shumë më fleksibile, teksa ka thënë në të kaluarën se do të njohë “secilën zgjidhje të pranueshme prej të dyja palëve”, gjë që supozohet se do të përfshinte korrigjim kufijsh. Një marrëveshje e tillë do të binte ndesh me interesat e Brukselit, e rrjedhimisht edhe koha kur është bërë publike aktakuza ndaj Thaçit është parë me dyshim prej shumicës.

    BE-ja e ka refuzuar vazhdimisht shkëmbimin e territoreve, teksa edhe vetë i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, e kishte theksuar se shkëmbimi i territoreve “nuk është në agjendë dhe nuk duhet të jetë në agjendë”.

    Administrata Trump, nga ana tjetër, duket e gatshme ta çojë përpara secilën zgjidhje që do të mund ta proklamonte si fitore të politikës së jashtme, në prag të zgjedhjeve presidenciale të nëntorit.

    Takimi i Grenellit me Vuçiqin dhe Thaçin mund të jetë anuluar për tani, por fakti se një takim i tillë ishte caktuar, duhet të shërbejë si thirrje për zgjim për Brukselin. Gjatë dekadës së kaluar, BE-ja ka qenë aq shumë e preokupuar me krizat e veta të numërta, saqë s’ka pasur shumë hapësirë për t’u marrë me Ballkanin. Kjo sprapsje ka bërë që ndikimi i Evropës në rajon të zbehet, shkruan “Foreign Policy”.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.