India ka rifutur në karantinë Bangalore, qendrën e teknologjisë së lart në vend. Vendimi vjen pas rritjes së mëtejshme të rasteve me Covid-19.
Pasi vendosi një nga karantinat më strikte në botë nga fundi i marsit, India ka filluar gradualisht të lehtësojë kufizimet për të minimizuar impaktin e madh ekonomik.
Por rastet e reja vijojnë të shtohen, ndërsa të hënën numëroheshin mbi 900,000 raste dhe gati 24,000 viktima.
Shumë eskpertë në vend kanë paralajmëruar se situata duket të jetë kritike.
Bangalore, është shtëpia e më shumë se 13 milion banorëve, dhe është bërë tashmë një tjetër pikë e nxehtë infeksioni në vend. Karantina 7 ditore në qytetin jugor pritet të nisë ditën e sotme.