×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Maska do të bëhet e detyrueshme edhe në Shqipëri

    FrontOnline
    14 Korrik 2020

    “Maskat ose barrierat e mbrojtjes prej tekstili do të jenë të detyrueshme të mbahen në ambientet e mbyllura nga çdo qytetar”. Nga qendra shëndetësore nr. 8 në Tiranë, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu bëri të ditur se vendosja e maskës me detyrim në ambientet e mbyllura është një masë e domosdoshme, që do të hyjë në fuqi për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve dhe për të kufizuar përhapjen e COVID19.

    “Me vendimin e Komitetit Teknik të Ekspertëve kemi vendosur që maskat/barrierat mbrojtëse, ashtu siç i kemi përcaktuar të jenë të detyrueshme në transportin publik apo në aktivitetet me rrezikshmëri të lartë, tashmë do të jenë të detyrueshme për të gjithë individët për t’u përdorur në ambientet e mbyllura. Do të jetë një përgjegjësi më shumë e të gjithë qytetarëve, për të mbajtur barrierat mbrojtëse, kudo në ambientet e mbyllura. Të gjithë ata individë që nuk do ta përdorin barrierën mbrojtëse, sipas udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë, do të penalizohen”, bëri të ditur Manastirliu.

    Duke theksuar betejën e madhe që po bëhet në spitalin infektiv për shpëtimin e jetëve të pacientëve ku aktualisht po trajtohen 90 qytetarë, Manastirliu tha se beteja me Covid 19 vazhdon çdo ditë në terren nga epidemiologët apo edhe mjekët e familjes që po ndjekin rastet me Covid19 në kushte shtëpie.

    Duke falënderuar personelin shëndetësor për punën e kryer me shumë përgjegjësi dhe duke i garantuar për mbështetjen e vazhdueshme të tyre me materiale të mbrojtjes personale, ministrja e Shëndetësisë ka apeluar për respektim të rregullave të vendosura.

    “Për ata të cilët janë skeptikë dhe nuk zbatojnë rregullat, u them që të shkojnë të takojnë të afërmit e familjarëve të cilët janë të shtruar në spitalin infektiv dhe të shohin se çfarë vuajtjesh kanë ata pacientë. Por ne mund ta luftojmë këtë sëmundje, duke përdorur armët e thjeshta, siç është përdorimi i maskës. Komunitetet shkencore e kanë pohuar se maskat/barrierat mbrojtëse e reduktojnë përhapjen e infeksionit në ambientet e mbyllura. Është shumë efikase, pasi redukton transmetueshmërinë. Nëse e vendosim të gjithë, ajo përkthehet në një armë mbrojtëse për mospërhapjen e këtij infeksoni. Është shumë e rëndësishme që të na mirëkuptojnë të gjithë qytetarët, që ky është një akt që bëhet për të mirën e shëndetit. Shëndeti nuk ka çmim”, apeloi Manastirliu.

    Detyrimi për vendosjen e barrierave mbrojtëse në ambientet e mbyllura do të përcaktohet me aktin normativ, ku do të përcaktohen edhe penalitetet për mosrespektimin e këtij detyrimi në ambientet e mbyllura.

    Prince Caffe pjesëmarrës në panairin DUBAI EXPO 2021
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni25 Qershor 2024
    Presidenti Bajram Begaj, shprehu sot ngushëllime për ndarjen nga jeta të artistit Agim Doçi, ndërsa dërgoi edhe një kurorë lulesh në homazhet...
    Bota/Rajoni25 Qershor 2024
    Protestuesit në Kenia raportohet se janë qëlluar për vdekje dhe zjarret shpërthyen brenda parlamentit pasi politikanët votuan në favor të një projektligji...
    Bota/Rajoni25 Qershor 2024
    Një 44-vjeçar është arrestuar në Kavajë, pasi i njëjti dyshohet se ka theru me thikë një 57-vjeçar. Bëhet e ditur se ngjarja...
    Të tjera
    Lajme25 Qershor 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot një delegacion gjerman nga shteti i Bavarisë, të udhëhequr nga Dr. Gerhard Hopp,...
    Lajme25 Qershor 2024
    Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, u pyet në Pressing nga Burim Ramadani se ku është alenca mes Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut,...
    Lajme25 Qershor 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Donika Gërvalla është takuar me Presidentin e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës,...
    Lajme25 Qershor 2024
    LDK njofton se ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese pasi u shpall antikushtetues shkarkimi i anëtares së Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurorimit, Kimete...
    Sport25 Qershor 2024
    Kombëtarja e Anglisë dhe ajo e Sllovenisë kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare para ndeshjes që fillon në orën 21:00. “Tre Luanët” tashmë...
    Sport25 Qershor 2024
    Franca ka luajtur baras 1-1 ndaj Polonisë në ndeshjen e vlefshme për Grupin D që ishte e fundit e fazës së grupeve...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.