×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Telekomi i kërkon Qeverisë dhe prokurorisë të ndërhyjë për t’i shpëtuar nga procedura përmbarimore 20 milionëshe me Z -Mobile

    FrontOnline
    14 Korrik 2020

    Përmes një deklarate të lëshuar për media, kompania publike Telekomi i Kosovës, thonë se mund t’i shpëtojnë nga falimentimi vetëm Prokuroria e shtetit dhe Qeveria e Kosovës.

    Nga Telekomi bëjnë të ditur se me një vendim të Gjykatës Themelore në Prishtinë të datës 6 korrik është refuzuar prapësimi i debitorit Telekomi i Kosovës dhe u kalua në fuqi te përmbaruesi privat urdhëri përmbarimor për shumën e obligimit financiar prej rreth 24.6 Milionë Euro.

    “Me këtë vendim të procedurës së përshpejtuar përmbarimore, të pa peshuar dhe vlerësuar sa duhet, Telekomi i Kosovës po kërcënohet me falimentim. Edhe pse ekzistojnë mundësi ankimimi në Gjykatën e Apelit, e njëjta nuk e prolongon medoemos ekzekutimin e urdhrit përmbarimor”, thuhet në reagimin e kompanisë publike.

    “Nga raportet e hartuara të ekspertëve të brendshëm të kompanisë si dhe të atyre të jashtëm është bërë vlerësimi që humbjet reale të Telekomit të Kosovës, nga kjo kontratë dalin të jenë qindra milionëshe”, thonë nga Telekomi, duke shtuar se pasojat e këtij përmbarimi të përshpejtuar, përveç se do të jenë të karakterit social dhe ekonomik, do të jenë edhe të karakterit politik, nacional dhe legal pasi që e gjithë kjo rrezikon të shpërthejë si afera më e madhe korruptive në gjithë historinë e Republikës së Kosovës.

    “E vetmja forcë e cila ende mundet dhe duhet të merret me ruajtjen e Telekomit të Kosovës si aset nacional ka mbetur Qeveria e vendit, e cila e ka për obligim ligjor e kushtetues që të kontestojë gjithë procesin e grabitjes së Telekomit të Kosovës dhe si përfundim të anuloj atë, duke ia kthyer publikut atë që i takon. Rrjedhimisht fati i kompanisë dikur më të suksesshme në vend e në rajon, e cila aksionarit i dha dividendë qindra milionëshe, tani është në dorën e Prokurorisë së shtetit dhe të Qeverisë së Kosovës”, thuhet në komunikatë.

    Nga Telekomi kanë ftuar Prokurorinë e Shtetit që të ndërmarrë hapa dhe veprime emergjente lidhur me këtë çështje.

    “Drejtuesit dhe punonjësit e Telekomit të Kosovës, edhe më tutje mbesin në besim se Qeveria e Republikës së Kosovës, Prokuroria e Shtetit dhe institucionet e tjera shtetërore nuk do të lejojnë që të ndodhë falimentimi i kësaj kompanie. Bëjmë thirrje publike që në procesin e konsolidimit dhe ristrukturimit të kemi mbështetjen e plotë dhe ndihmën e pakursyer të aksionarit dhe institucioneve relevante të shtetit”, thuhet në fund të reagimit.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Arijanet Muric po tregon paraqitje të mëdha me Sassuolon këtë edicion në Serie A. Ylli i kombëtares së Kosovës në ndeshjen e...
    Sport03 Mars 2026
    Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka folur para mediave në prag të përballjes kundër Brighton-it në kuadër të Premier League. “Topçinjtë” synojnë...
    Sport03 Mars 2026
    La Liga ka publikuar në javën e parë të marsit limitet e përditësuara të kostos së skuadrës (LCPD), të njohura si kufijtë...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje e ka ‘’detyrim’’ kushtetues me arrit konsensus për emrin...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Gjysmëhëna e Kuqe, njoftoi sot se ka arritur në 787 numri i viktimave nga sulmet izraelite dhe amerikane ndaj Iranit. Organizata që...
    Lajme03 Mars 2026
    Presidentja Vjosa Osmani tha se ka folur me Emirin e Katarit, Tamim bin Hamad Al Thani, pas sulmeve të Iranit në territorin...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Ministria e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar ka marrë masa për shkak të luftës në Lindjen e Mesme, ku janë prekur edhe...
    Sport03 Mars 2026
    Arijanet Muric po tregon paraqitje të mëdha me Sassuolon këtë edicion në Serie A. Ylli i kombëtares së Kosovës në ndeshjen e...
    Lajme03 Mars 2026
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci tha se opozita duhet të marrë pjesë në votimin për Presidentin, ndërsa po raportohet se kjo...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.