×
  • Lajme
  • Lajme

    Tetë zyrtarë të Zyrës së Auditimit infektohen me COVID – 19, izolohen 30 të tjerë

    FrontOnline
    14 Korrik 2020

    Tetë punonjës të ZKA-së kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, ndërsa 30 të tjerë janë vetizoluar.

    ZKA-ja ka njoftuar se të të infektuarit janë duke u trajtuar në shtëpi dhe se gjendja e tyre është e mirë.

    “Pavarësisht masave të marra dhe kujdesit të shtuar, 8 punonjës të Zyrës Kombëtare të Auditimit kanë rezultuar pozitivë me virusin Covid-19, ndërsa 30 të tjerë gjenden në vetizolim. Të gjitha këto raste janë duke u trajtuar në shtëpi me kujdesin dhe udhëzimet e mjekëve dhe gjendja e tyre shëndetësore është e mirë. Po ashtu grupet e rrezikuara siç janë personat mbi 60 vjeç, shtatzënat dhe kronikët po punojnë nga distanca”, thuhet në njoftim.

    Njoftimi i plotë:

    Pavarësisht masave të ndërmarra dhe kujdesit të shtuar, tetë punonjës të Zyrës Kombëtare të Auditimit kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19, ndërsa 30 të tjerë gjenden në vet-izolim. Të gjitha këto raste janë duke u trajtuar në shtëpi me kujdesin dhe udhëzimet e mjekëve dhe gjendja e tyre shëndetësore është e mirë. Po ashtu grupet e rrezikuara siç janë personat mbi 60 vjeç, shtatzënat dhe kronikët po punojnë nga distanca.

    Të gjitha ekipet e auditimit që për shkak të natyrës së punës audituese kanë qenë të detyruara të kryejnë edhe punë në terren, në vazhdimësi janë monitoruar për gjendjen shëndetësore dhe kanë raportuar në baza ditore kontaktet e mundshme me raste të testuara pozitiv me Covid-19.

    Përkundër që i kemi dhënë përparësi ruajtjes së shëndetit të stafit është arritur që të përfundohen dhe publikohen në uebfaqe më shumë se 60 raporte të auditimit dhe jemi në fazën finale të përfundimit të raporteve tjera të parapara me planin vjetor të punës.

    Janë marrë me kohë të gjitha masat mbrojtëse sipas rekomandimeve të institucioneve përgjegjëse shëndetësore dhe Manualit për mbrojtje nga përhapja e virusit Covid-19.

    ZKA-ja shpreh mirënjohjen e thellë për bashkëpunimin e krerëve dhe zyrtarëve nëpër institucionet e audituara që kanë punuar bashkë me ekipet në këto kushte të vështirësuara të punës si pasojë e pandemisë. Në mënyrë të veçantë falënderojmë personelin nga Instituti dhe Klinika Infektive që vazhdimisht kanë dhënë udhëzimet specifike dhe ndihmën për shëndetin e personelit tanë.

    Në këtë rast bëjmë thirrje për respektimin e masave të vendosura në mënyrë që të ruajmë vetën, familjen dhe shtetin.

    Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Lajme03 Maj 2024
    Gjykata Themelore e Prishtinës më 03.05.2024 ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për Arian Sijarinën, i cili dyshohet se në...
    Lajme03 Maj 2024
    Profesori nga Londra Andi Hoxhaj ka deklaruar se Kosova duhet të bashkëpunojë më shumë me Britaninë e Madhe, pasi të gjitha palët...
    Lajme03 Maj 2024
    Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, njëherit edhe anëtar në Komisionin për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, e sheh shqetësuese...
    Të tjera
    Lajme03 Maj 2024
    Zyra për Media e Qeverisë së Kosovës ka njoftuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Gjermani për të...
    Lajme03 Maj 2024
    Deputeti i VV-së, Fitim Haziri njëherit anëtar tek Komisioni Parlamentar për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, thotë për FrontOnline...
    Lajme03 Maj 2024
    Policia e Kosovës në Gjilan njofton se sot gjatë kontrollit të shpejtësisë me radarë, ka hasur një kundërvajtës në zonën ku kufizimi...
    Lajme03 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se deri më sot janë regjistruar mbi 1 milion qytetarë, ndërkohë që kanë mbetur edhe...
    Lajme03 Maj 2024
    Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Shtypit. Kjo ditë u shënua edhe në Kosovë, me shumë pakënaqësi dhe raporte të publikuara mbi lirinë...
    Sport03 Maj 2024
    Në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicrës të premten është bërë tërheqja e shortit për raundin e parë të kualifikimeve për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.