×
  • Lajme
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Ali Ahmeti: Të njollosësh UÇK-në është sikur t’u bësh atentat gjithë shqiptarëve!

    FrontOnline
    13 Korrik 2020

    Propaganda e fosileve fashiste në Serbi vazhdon të mbetet shumë aktive edhe atë me shumë ndikim në qarqe të ndryshme ndërkombëtare të mjaftueshme që të bëhet propagandë e zezë me qëllim që të diskreditohet Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

    Kështu është shprehur kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti në emisionin DEBAT të Televizionit Kombëtar të Kosovës.

    Ahmeti gjithashtu gjatë kësaj inteviste ka thënë se të vrasësh e njollosësh UÇK-në si një nga lëvizjet më meritore në historinë më të re të shqiptarëve është njëjtë sikur tu bësh atentat të gjithë shqiptarëve.

    “Këtu duhet parë një çështje: dhomat e specializuara lindin në një moment delikat për Kosovën sepse përndryshe çështja mund të ndërlikohej edhe më shumë dhe të kalonte në një vendim pran Organizatës së Kombeve të Bashkuara, kështu që vetë Hashim Thaçi dhe të gjithë njerëzit të cilët kanë drejtuar dhe kanë pasur përgjegjësi e tyre gjatë periudhave të mëhershme gjatë luftës, vetë janë angazhuar, vetë kanë punuar që kjo gjykatë, këto dhoma të specializuara që të themelohen dhe njëherë e përgjithmonë këta hekura të vendosura edhe në qafë që i qëndrojnë Kosovës të hiqen dhe të gjithë njerëzit për të cilët me fakte, lajme të rrejshme, punë të cilat i ka bërë vetë dora e zezë, nuk e di se çfarë gjenerate je, por zotëri Pllana sigurisht se i kujton ngjarjet e vitit 1981, Martinoviqi i cili vetë u dhunua me qëllimin që fajin t’ua hedhin shqiptarëve dhe të arsyetohet tani dhuna e shtetit.

    Kështu nënkuptohet edhe vrasja e disa djemve të rinj në Pejë që më vonë të arsyetohen krimet serbe dhe unë frikohem që propaganda e qarqeve të ndryshme, fosileve fashiste në Serbi është shumë aktive, nuk flas për politika shtetërore mbase ata edhe mund të kenë reflektuar në këtë drejtim por fosile të fuqishme akoma ka në hapësirat e Serbisë edhe atë me shumë ndikime në qarqe të ndryshme ndërkombëtare, për të bërë libra e propagandë të atillë me qëllim që të diskreditohet Ushtria Çlirimtare e Kosovës, për t’ua vrarë lirinë shqiptarëve të Kosovës, ta vrasësh UÇK-në si njëra nga më meritoret në historinë më të re të shqiptarëve, d.m.th tu bësh atentat të gjithë shqiptarëve,” tha Ahmeti.

    Si t’i përdorni radiatorët e ngrohjes që të kurseni deri në 25% të faturës së rrymës
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Maj 2024
    Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në periferi të Tiranës. Siç bën me dije policia, rreth orës 19:20, në...
    Bota/Rajoni04 Maj 2024
    Të paktën 56 persona kanë humbur jetët si pasojë e përmbytjeve që kanë prekur shtetin jugor të Brazilit, Rio Grande do Sul....
    Lajme04 Maj 2024
    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës shënoi Javën e Imunizimit si dhe 50-vjetorin e implementimit të Programit të Zgjeruar të Imunizimit...
    Të tjera
    Lajme04 Maj 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka qëndruan për vizitë në Gjilan, ku bashkë me kreun e degës së kësaj partie atje bënë...
    Sport04 Maj 2024
    Real Madridi edhe zyrtarisht ka siguruar titullin kampion në La Liga, pasi Barcelona nuk ia doli që të fitojë tri pikët në...
    Sport04 Maj 2024
    Gara për titull në elitën e futbollit në Maqedoninë e Veriut është bërë mjaft e fortë, me Shkëndijën dhe Strugën që komandojnë...
    Lajme04 Maj 2024
    Largimi i mjekëve nga Kosovë për të kërkuar punë dhe kushte më të mira në vende të ndryshme të botës, mbetet sfidë...
    Lajme04 Maj 2024
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha i ka reaguar AGK-së dhe RTK-së. Ai ka shkruar në ‘Facebook”, se asnjëherë nuk e...
    Lajme04 Maj 2024
    Një vetaksident ka ndodhur mesditën e së shtunës në magjistralen Duhël-Suharekë, ku si pasojë kanë dy persona kanë marrë lëndime të lehta....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.