×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    ShBA-ja shënon mbi 59 mijë raste të reja me Covid-19

    FrontOnline
    13 Korrik 2020

    Sipas të dhënave të Universitetit “Johns Hopkins”, Shtetet e Bashkuara i kanë regjistruar 59,017 raste të reja të Coronavirusit.

    Kështu, numri i përgjithshëm i të prekurve nga virusi i ri në shtetin më të goditur nga pandemia shkoi në mbi 3.3 milionë persona, shkruan “CNN”, transmeton Gazeta Express.

    Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 428 të vdekur dhe shifra e përgjithshme e viktimave shkoi në 135,205.

    Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mbeten bindshëm në vendin e parë në botë në listën e shteteve më të prekura pasi kanë mbi 3.3 milionë persona të infektuar. Në vendin e dytë është Brazili.

    Ekspertët thonë se shifrat e vërteta janë më të larta, sepse ka pasur njerëz që kanë vdekur para se të testohen dhe se personat me simptoma të lehta nuk janë testuar fare.

    Për ta bërë një krahasim të situatës, më 15 qershor në ShBA ishin regjistruar më pak se 20,000 raste të reja për 24 orë.

    EKSKULZIVE: Art Motion dhe Klan Kosova fitojnë të drejtën televizive të Superligës, Ligës së parë si dhe Kupës së Kosovës 
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni27 Prill 2024
    Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shkup, David Geer, tha të shtunën se blloku pret të ketë zgjedhje demokratike dhe të rregullta në...
    Bota/Rajoni27 Prill 2024
    Ilir Meta është sërish president, kësaj here jo në krye të shtetit, por të Partisë së Lirisë. Në Konventën e zhvilluar këtë...
    Bota/Rajoni27 Prill 2024
    Gjermania do të vazhdojë ta përkrahë Ukrainën si një mburojë kundër synimeve të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, tha të shtunën ministri...
    Të tjera
    Lajme27 Prill 2024
    Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci ka marrë pjesë në konferencën e Dialogut të Sigurisë në Budapest të Hungarisë. Aty ai...
    Lajme27 Prill 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur rreth çështjes së dinarit serb, duke thënë se ndalimi i saj nuk është hall i...
    Vip27 Prill 2024
    Këngëtarja shumë simpatike, Era Istrefi, është shumë aktive në rrjetet e saj sociale. Para ca ditësh, Era solli edhe një këngë tjetër...
    Lajme27 Prill 2024
    Të shtunën në pikën kufitare të Republikës së Kosovës me Serbinë, më saktë në Bërnjak është arrestuar një person me inicialet J.S....
    Lajme27 Prill 2024
    OVL-UÇK, dega në Gjakovë i ka reaguar asambleistes së komunës së Gjakovës nga radhët e Vetëvendosjes, Mimoza Shalës rreth disa deklaratave të...
    Vip27 Prill 2024
    Këngëtarja shqiptare e famshme në botë, Rita Ora, nuk heziton të ndajë me fansat e saj momente nga jeta e saj, veçanërisht...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.