×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti: Kosova është vend i sigurt për investime

    FrontOnline
    13 Korrik 2020

    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, i shoqëruar nga ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa dhe nga ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt ka vizituar kompaninë “SOËI KOSOVA” në Bajgorë të komunës së Mitrovicës.

    Nga aty Hoti tha se investimi në këtë sektor është i rëndësije strategjike për vendin.

    Ky projekt për prodhimin e energjisë elektrike, investim në mes gjermaneve dhe israilitëve sipas kreut të ekzekutivit, tregon se Kosova është vend i sigurt për investime.

    “Një sektor i cili është i një rëndësie vërtetë strategjike për vendin. 105 megavajt energji elektrike që do lëshohen vitin e ardhshëm është një investim shumë i rëndësishëm për vendin. Ajo që është edhe më e rëndësishme se janë investitor me emër evropian dhe botëror që është sinjal i rëndësishëm se Kosova është një vend i sigurt për investime…jemi këtu për të treguar se do na kenë prapa për të lehtësuar të gjitha nevojat ligjore”, tha ai.

    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christan Heldt tha se në këtë projekt edhe në këtë kohë pandemia ka pasur përparime në punime.

    “Kryeministri, ministër dhe i gjithë ekipi i këtij investimi më të madhit në energji që nga vitet ’90 në Kosovë, investitori i parë strategjik dhe një tregues i shkëlqyeshem i bashkëpunimit ndërkombëtar me shumë partnerë kosovarë, gjermanë, izrael dhe të tjerët që u përmenden nga kryeministri. Është bindëse për të parë që përkundër koronës, punimet po përparojnë këtu dhe gjëja e bukur për këtë energji ripërtrishme është se sa më shpejt që do të ndërtohet, nuk do të zgjasë aq shumë për ndërtimin, ata do të ofrojnë 105 megavatë që afërsisht i bjen në 10% e prodhimi të energjisë të përgjithshme në Kosovë, kështu që është një kontribut për energjinë e pastër, një kontribut në autonominë energjetike të këtij vendi dhe thjesht një shenjë e mirë që një investim i tillë është i mundur në këtë vend falë mbështetjes sëQeverisë tuaj, Kryeministrit dhe tre qeverive të mëparshme, sepse kjo filloi nën kryeministrin Mustafa, ajo mori një hap të madh përpara nën kryeministrin Haradinaj dhe qeverinë e fundit, dhe tani ne jemi këtu dhe në të vërtetë shohim gjëra që po bëhen”, tha ai.

    Kurse, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa tha se

    “Si ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural po ashtu kam pas fatin që me reformat e nevojshme legjislative për t’i dhënë në shfrytëzim pronat pyjore të ministrisë një kompanie kaq të fuqishme të huaj dhe kaq të rëndësishme për sektorin e energjisë”, tha ai.

    Big Brother VIP Albania në NimiTV
    Nga Rubrika
    Lajme17 Qershor 2024
    Wade Goddard, fotografi i njohur The New York Times, rivizitoi Abrin e Epërme të Komunës së Drenasit, vend në të cilin vetëm...
    Lajme17 Qershor 2024
    Emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, po merr pjesë në Konferencën e Paqes dhe Rritjes së Qëndrueshme në...
    Lajme17 Qershor 2024
    Faton Peci e Donika Gërvalla të partisë së Vjosa Osmanit, sot ishin pjesëmarrës në përmbylljen e “javës së Lëvizjes”, në shënimin e...
    Të tjera
    Lajme17 Qershor 2024
    Në 24 orët e fundit në Policinë e Kosovës janë raportuar pesë raste të dhunës në familje. Një rast në Lipjan, një...
    Lajme17 Qershor 2024
    Ish-deputetja e Parlamentit Evropian, Doris Pack, po qëndron në komunën e Podujevës. Ajo u prit nga kryetari Shpejtim Bulliqi dhe nënkryetarja e...
    Lajme17 Qershor 2024
    Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, akuzoi Listën Serbe dhe figurat e saj që dikur drejtonin komunat veriore për abuzim dhe...
    Lajme17 Qershor 2024
    Në përmbylljen e “Javës së Lëvizjes”, kryetari i Kuvendit njëherit nënkryetar i Levizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, tha se partia e tij i...
    Lajme17 Qershor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur një fjalim para strukturave të Lëvizjes Vetëvendosje. Ai ka thënë se në vitin 2025 do...
    Bota/Rajoni17 Qershor 2024
    Mungesa e ligjeve për monedhat dixhitale e ka ngadalësuar përhapjen e tyre në Shtetet e Bashkuara. Zëri i Amerikës, Deana Mitchell, raporton...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.