×
  • Lajme
  • Lajme

    “Nuk do të ketë tolerancë ndaj askujt”- këto janë të gjitha masat që paralajmëroi Hoti

    FrontOnline
    13 Korrik 2020

    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, të dielën është takuar me Komitetin për Menaxhim të COVID-19 dhe Këshillin e Sigurisë së Kosovës. Në këtë takim është folur për masat e reja që do të ndërmarrë Qeveria e Kosovës kundër përhapjes së koronavirusit.

    Hoti njoftoi se masat shtesë do të jenë më rigoroze se ato që janë marrë deri më tani.

    Ai bëri të ditur se masat më efektive për parandalimin e përhapjes së koronavirusit janë maska, distanca dhe higjiena.

    Kryeministri Hoti paralajmëroi masa strikte edhe për bizneset, institucionet e të gjitha vendet publike.

    “Masat e tjera do të nënkuptojnë që të obligojmë të gjitha institucionet, bizneset, çdo vend publik që të ketë dezinfektues, të vendosen në çdo objekt, detyrohemi që të ndalojmë komplet tubimet publike edhe ritet fetare, për një kohë, derisa nuk bëjmë një vlerësim tjetër të situatës, dhe në këtë drejtim unë kërkoj mirëkuptimin e krerëve të institucioneve fetare dhe të gjithë njerëzve të përfshirë në këto çështje”, tha Hoti.

    Ndërkaq ai paralajmëroi se në rast të mosrespektimit të masave, inspektorati Sanitar me asistencë të policisë, do të shqiptojë gjoba, në përputhje me Ligjin për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse.

    “Më lejoni t’ju them se nuk do të ketë asnjë lloj tolerance ndaj askujt, i cili nuk i respekton vendimet e qeverisë. Është e papranueshme që ndërkohë që vendimet e qeverisë janë në fuqi, ndërkohë që inspektorati është në terren dhe policia është në terren, organizohen dasma dhe ahengje nëpër qytete të ndryshme dhe nëpër fshatra të ndryshme anembanë Kosovës”, deklaroi Hoti, raporton express.

    Hoti nuk e përjashtoi mundësinë e ndjekjes së procedurave kushtetuese për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.

    “Shkojmë momentalisht me skenarin e parë, me masa rigoroze të mbikëqyrjes dhe shqiptimit të gjobave për ata që nuk i respektojnë këto masa, dhe lëmë të hapur mundësinë që të ndjekim procedurat kushtetuese për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme”, tha Hoti.

    Hoti paralajmëroi edhe një strategji mediale, përmes së cilës tha se do të pasqyrohet realiteti brenda klinikave të QKUK-së ku po trajtohen pacientët me COVID-19.

    “Gjatë kësaj periudhe do të kemi një strategji agresive mediale për të vetëdijesuar secilin qytetar, sepse në bazë të vlerësimeve del që 30% e qytetarëve nuk besojnë që COVID- i është problem real për jetën e tyre, dhe kjo nuk ka asnjë kuptim. Do të keni storie, do të detyrohemi të tregojmë storie çdo ditë nga Klinika Infektive se si pacientët përballen me jetë me këtë sëmundje, se si stafi shëndetësor sfilitet 24 orë për të ofruar shërbime për këta njerëz. Do të kërkojmë mirëkuptimin edhe të anëtarëve të familjeve që i kanë humbur të dashurit e tyre që të ndajnë storiet e tyre me qytetarët, që ta shohin secili në familjet tona në mbrëmje, kur i shohin lajmet qendrore, ta shohim se sa serioze është situata. Kjo nuk është çështje e një imazhi publik, por është çështje për jetë a vdekje të familjarëve tonë”, deklaroi Hoti.

    Ndërkohë, mbrëmjen e së dielës Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës konfirmoi 216 raste pozitive me koronavirus.

    Numri i të infektuarve me COVID-19 ka shkuar në 4 mijë e 931. Nga këta, 2 mijë e 267 janë shëruar, kurse 102 të tjerë kanë vdekur

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Reperi ‘Mossi’ bashkë me dy të tjerë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Arrestimi ka ndodhur pas sulmit fizik ndaj gazetarit Burim...
    Lajme04 Mars 2026
    Është vetëdorëzuar në polici një person për të cilin, policia në Gjakovë të martën kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e...
    Lajme04 Mars 2026
    Mërgim Lushtaku nga PDK tha se vendi është duke shkuar drejt zgjedhjeve të reja. Ai ka fajësuar shumicën parlamentare, pra Lëvizjen Vetëvendosje...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Gjykata Supreme ka shfuqizuar kufirin e moshës për asistentë në Universitetin e Prishtinës, duke e cilësuar si diskriminues dhe të paligjshëm. Sipas...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministri i Jashtëm i Kinës bëri thirrje për t’i dhënë fund veprimeve ushtarake të Izraelit ndaj Iranit gjatë një bisede telefonike me...
    Sport04 Mars 2026
    Kupa e Kosovës në futboll do të rikthehet sot me tri ndeshje çerekfinale, ndërsa një tjetër do të luhet nesër. Skuadrat po...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, ka reaguar ndaj paralajmërimit të bërë nga presidenti amerikan, Donald Trump për të ndërprerë tregtinë mes dy vendeve...
    Kronika04 Mars 2026
    Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit të saj ka njoftuar se në Rahovec dhe në Gjakovë, gjatë ditës së djeshme janë gjetur mjete...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti Milazim Krasniqi ka vlerësuar së Kosova nuk e ka luksin të shkojë në zgjedhje të reja në këtë kohë. Ai ka...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.