Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, sot do të raportojë në Kuvend për situatën me COVID-19 në vend
Seanca plenare ku do të raportojë Kryeministri është paraparë të fillojë në orën 16:00.
Tema e vetme të rendit të ditës është raportimi i kryeministrit Avdullah Hoti dhe debat parlamentar lidhur me menaxhimin e pandemisë COVID-19.
Në 24 orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar 216 raste të reja pozitive duke çuar totalin në 4.931, prej tyre 102 të vdekur, 2.267 të shëruar, ndërkohë që 2.562 raste janë ende aktive./KP/